Grusht Shteti apo Shtet ligjor?

Hetimet e nisura një muaj më parë nga Prokuroria për përgjimet e kryera nga policia me një pajisje të misionit italian Interforce kanë shkaktuar dje termet në Policinë e Shtetit. Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako. Dy zyrtarë të tjerë të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, Drejtori i Forcave Operacionale Artion Duka dhe specialisti i kësaj drejtorie Entiol Xhelilaj, janë dënuar me “arrest shtëpie”.

Sipas Prokurorisë, Haki Çako akuzohet “Shpërdorim detyre”, pasi nuk ka siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e pajisjes së përgjimit. Dy zyrtarët e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre dhe pengim të zbardhjes të së vërtetës. Sipas hetimit të prokurorisë, pajisja mund të ketë kryer përgjime të paligjshme. Ndërsa një fakt tjetër i rëndë, sipas prokurorisë, është se pajisja nuk ka qenë në administrimin e palës italiane. Ajo është përdorur dhe nga policia shqiptare pa qenë të pranishëm oficerët italianë. Nga hetimet rezulton se specialisti  Entiol Xhelilaj e ka lëvizur atë disa herë me makinë, në shkelje të rregullores. Të dhënat e prokurorisë hedhin poshtë dhe atë që ka deklaruar dy javë më parë ish-drejtori i Policisë italiane, Alessandro Pansa. Kreu i policisë italiane në letrën dërguar kryeprokurorit Adriatik Llalla, shkruante se pajisja ka qenë gjithnjë nën administrimin e specialistëve italianë. Sipas hetimeve, jo vetëm që nuk ka qenë në duart e italianëve, por është mbajtur nga punonjësit shqiptarë brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë, madje edhe në makinën e specialistit. Këto janë pretendimet e prokurorisë, të cilat Gjykata e Tiranës i ka quajtur të ligjshme. Procesi nuk përfundon me kaq, pasi zyrtarët e dënuar të policisë do të ndjekin rrugën ligjore për të rrëzuar pretendimet e prokurorisë. Pala e pezulluar dhe e ndaluar me vendim gjykate kanë dy avokatë me emër. Maks Haxhia dhe Dhori Sollaku, të dy ish-prokurorë të përgjithshëm dhe që e njohin mirë prokurorinë. Ata të dy thanë për mediat se ky është një bllof i Prokurorisë dhe se do ta ankimojnë ne gjykatën e Apelit brenda 10 ditëve.

Ndërsa Prokuroria njoftoi dje masat e marra, një stuhi deklaratash shpërtheu nga mazhoranca dhe opozita. Kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Saimir Tahiri, si personin që është direkt përgjegjës për përgjimet. Ministri Tahiri mori në mbrojtje vartësit e tij, duke deklaruar se nuk kanë bërë asnjë shkelje dhe asnjë përgjim. Sipas Tahirit, vendimi i djeshëm  i gjykatës është reagim i atyre që janë kundër reformës në drejtësi. Pak orë më vonë, me një gjuhë më të ashpër reagoi dhe kryeministri Edi Rama. Në një letër ndjese për qeverinë italiane që është përfshirë në këtë histori si pala që dhuroi pajisjen për trajnim, Rama drejtonte gishtin nga Prokuroria e Përgjithshme. Kryeministri tha se Prokuroria u përfshi në një makinacion të rëndomtë politik. Aludimi i Kryeministrit është i qartë. Sipas tij, prokuroria po bënë lojën e opozitës për të bllokuar reformën në drejtësi. Ky është sulmi më i ashpër që Rama ka bërë ndaj Prokurorisë që kur është zgjedhur Kryeministër. Deputetë të tjerë të Partisë Socialiste kanë qenë edhe më të egër në deklaratat  e tyre, duke e cilësuar si të “ndyrë skemën e Prokurorisë dhe Gjykatës” kundër Ministrisë së Brendshme.

Kemi të bëjmë me një nga përballjet me të ashpra mes Prokurorisë dhe Policisë së shtetit. Edhe politika nxitoi të hynte në luftë mënjëherë. Replikat dhe akuzat e shkëmbyera dje e kanë ndarë këtë histori në dy anë. Ose kemi të bëjmë me vendosjen e shtetit ligjor dhe prokuroria është në nivelin e detyrës si asnjëherë tjetër më parë, ose i gjithë procesi i djeshëm është një operacion me qëllime politike për të goditur mazhorancën dhe sidomos kryeministrin Rama. Sipas një logjike shqiptare të këtyre 25 viteve:Ose ikën Ministri i Brendshëm Tahiri ose Prokurori i Përgjithshëm largohet me miratimin e Reformës. Por në mbrojtje të ministrit dhe policisë doli vrullshëm kryeministri Rama, çka e komplikon situatën sepse u shpall lufta kundër “Frontit të së keqes..”. Se kush është në këtë “Front të së keqes” Rama nuk tha emra, porse nënkuptoi Prokurorin e Përgjithshëm. Nga ana tjetër mësohet se mbrëmë vonë në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme ka shkuar dosja e kopsitur e tenderimeve të ministrisë së shendetsisë, të cilat kapin shuma mbi 200 milionë euro.

Por jo vetëm ajo dosje ministri!

Diçka po firmos Adriatik Llalla për një ministër të Ramës! Thuhet se do arrestojë një Ministër, por cilin apo cilën akoma nuk ka informacione të saktë për median. Një ministër është në tavolinën e Prokurorit të Përgjithshëm !

pikepyetje-560x330

ispikepyetje Cgjikbig_milva_ekonomi

  Por ajo çka e intrigon me shumë ditën e djeshme është se si asnjëherë tjetër në historinë e organit të akuzës u kërkua ndëshkimi i numrit një të Policisë së Shtetit, njeriut që propozohet nga Ministri i Brendshëm dhe emërohet direkt nga Kryeministri.

Hetuesit e Prokurorisë kanë hyrë dje në Zyrën e kreut të policisë dhe kanë marrë kompjuterin dhe mësohet se kanë kontrolluar zyrën dhe sirtaret e tij. Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Duket si një proces protokollar, por deri më sot asnjë Kryeprokuror nuk ka guxuar të dërgojë hetuesit në zyrën e kryepolicit të vendit, që në një farë mënyrë është dhe “paradhoma” e Ministrit të Brendshëm. Haki Çako ndonëse i pezulluar, porse prapë e ruan autoritetin e Njeshit në polici dhe mund të urdhëronte që të mos ofroheshin zyrës së tij, por i ka lejuar. Nisur nga  ky fakt Haki Çako, një oficer korrekt karriere, duket se nuk ka gisht në këtë mesele përgjimesh, pasi nëse ka ndodhur vertetë, ka të tjerë ministri i brendshëm që e bëjnë këtë punë pa i treguar edhe Çakos.

E kërkoi në 2011 edhe Prokurorja e Përgjithshme e Republikës Ina Rama të ndalonte krejt “zinxhirin komandues” të Gardës së Republikës, porse Berisha urdhëroi që as të mos i ofrohen Gardës dhe Policisë!  Janë dy tablo të ndryshme shteti në pak vite.

Nga dje duket se komunikimi Polici-Prokurori ka ngrirë dhe mund të dëmtojë punën zbuluese kundër krimit dhe shkeljes së ligjit. A ka gisht politika në këtë duel? Mbetet të shikojmë se çfarë provash të reja ka Prokuroria për përgjimet.

 

SHKARKO APP