Cilin sulmoi ministri Xhafaj me një togfjalësh në konferencën e shtypit?

Ministri Fatmir Xhafaj doli këtë mërkurë në konferencë shtypi, pasi i vëllai Agron Xhafaj udhëtoi në mëngjez herët drejt Italisë për t’u dorëzuar autoriteteve italiane për një vendim të gjykatës së lartë italiane të marrë në mungesë, fill pasi kryeministri Rama foli qartë e gjatë se “ministri Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjsi morale e ligjore” si dhe sapo doli nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në presidencë. Fatmir Xhafaj foli qartë, saktë, natyrisht me emocion. Ai tha se kjo është një luftë e botës së krimit, mafies së drogës, politikanëve të financuar nga krimi (që natyrisht po hetohen), e njerëzve të drejtësisë të prekur nga Vettingu, pra e një bote kriminale, e cila ishte përbashkuar për të goditur duke shfrytëzuar një rast fatkeq të vëllait të tij, që në vitin 2002, pra para 16 vitëve ishte dënuar në mungesë.

Fatmir Xhafaj foli për të gjitha akuzat e bëra publike nga PD. Foli edhe për audio-inçizimin. Sqaroi se ishte mashtrim, manipulim dhe montazh. Dhe i kërkoi prokurorisë që të hetojë dhe të zbulojë autorët e vertetë të këtij mashtrimi për të goditur personalisht ministrin. Prokuroria nesër ka thërritur për të dëshmuar deputetët Alibeaj dhe Salianji, pa harruar dhe ish-ministrin e drejtësisë Gazmend Bardhin. Përflitet se audio-inçizimi është montuar në një studio televizive në Tiranë, por do jetë hetimi që do të zbulojë montazhin dhe personat.

Ministri sqaroi gjithçka, por një togfjalësh i dalë nga goja e tij se “Nëse opozita nuk e ka bërë vetë këtë, dhe sinqerisht nuk dua ta besoj se ajo është nxitësja dhe realizuesja e këtij akti skandaloz, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve”, ka lenë dyshime të mëdha se cilin ose cilët goditi me këtë thënie. Po ta lexosh me kujdes ai lë aludimin e hapur se dikush tjetër në mazhorancë e ka bërë këtë montazh, por opozita e cila e ka marrë të gatshëm “faktin” ka nxituar me zell e dashakeqsi për ta bërë publike, duke u bërë pjesë e krimit dhe mashtrimit.

Atëhere cili apo cilët janë ata që e sajuan gjithë këtë stuhi për t’i zënë vendin ministrit, duke e dëmtuar me një sajesë audio-incizimi? A janë në PS? Apo përsoni që e ka sajuar ishte në PS e tani ndodhet në hetim nga prokuroria? Apo për një klub në ish-Bllok ku rrijnë rilindas? Apo për një deputet të PS-së që endërronte të bëhej ministër?

Edhe njëherë lexojeni togfjalëshin e ministrit Xhafaj:”Nëse opozita nuk e ka bërë vetë këtë, dhe sinqerisht nuk dua ta besoj se ajo është nxitësja dhe realizuesja e këtij akti skandaloz, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve”.

SHKARKO APP