Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:47 Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita dje në Manastir me rastin e Ditës së Alfabetit shqip. Gjatë vizitës, Rama vlerësoi rëndësinë historike…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
COVID-i bën namin, kurse Qeveria jep koncesione

COVID-i bën namin, kurse Qeveria jep koncesione

Editorial
E mërkurë, 11 Nëntor 2020 06:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani-

Vendi ka hyrë në fazën më kritike të pandemisë. Numri i viktimave ka arritur 578. Numri i infektimeve ditore prej mëse një javë ka kaluar 500. Shifrat që jepen nga institucionet e qeverisë nuk janë gjithmonë të sakta dhe dyshohet se numrat janë më të lartë. Një pjesë e madhe e të infektuarve kurohen në kushtet e shtëpisë. Parashikimet flasin për përkeqësim të situatës. Spitalet e përshtatura me urgjencë për pandeminë thuajse kanë arritur maksimumin e kapaciteteve. Rritja e infektimeve dhe numri i personave që duan përkujdesje profesionale shëndetësore kanë bërë që sistemi shëndetësor të vendoset në pikën kritike. Jemi akoma në nisje të sezonit dimëror dhe bashkimi koronavirusit me gripin të stinës e me virozat e dimrit mund të sjellin probleme serioze.
Ekipet e mjekëve që janë në vijën e parë dhe mjekët e familjes që ndjekin pacientët janë heronjtë e kësaj situate dramatike që po kalon vendi. Bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për të mbajtur nën kontroll situatën dhe mes radhëve të tyre nuk kanë munguar dhe viktimat, të cilët janë heronjtë e kësaj beteje me sëmundjen. Megjithatë gatishmëria vetëmohuese e mjekëve dhe përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë për tu përballur me një betejë të tillë janë të pamjaftueshme. Mbushja e shtretërve në spitale, si dhe rraskapitja e mjekëve prej gati një viti në vijën e parë të luftës, janë realitete që kërkojnë një strategji me të qartë nga ana e Qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se situata, fatkeqësisht nuk do të vijë duke u përmirësuar. Shifrat do të jenë të larta, të paktën derisa pa u konfirmuar vaksina ose afrimi i muajve të pranverës. Është një krizë që kushton jetë njerëzish dhe ndërhyrja e qeverisë nuk duhet të jetë vetëm propagandistike. Urdhri për mbajtjen e maskave nuk dha efektin që pritej për uljen e shifrave, kjo edhe për shkak të keqkuptimeve dhe papërgjegjshmërisë së qytetarëve. Vendosja e fashave orare gjatë natës duket se do të ketë të njëjtën fat si vendosja e maskave, sepse në oraret e caktuara nga ekspertët nuk ka lëvizje dhe nuk do të ndryshojë ndonjë gjë të madhe në ndalimin e virusit. Qeveria duhet që përgatisë strategji të reja spitalore për përballin e fluksit të të sëmurëve. Hapja e spitaleve rajonale do të ulte situatën kaotike që është krijuar në spitalet e COVID në Tiranë. Ndërkohë që qeveria duhet të marrë seriozisht dhe mundësinë e përdorimit të spitaleve private për të lehtësuar punën rraskapitëse që po bëjnë mjekët në spitalet shtetërore në Tiranë.
Pandemia veç tmerrit të humbjes së jetëve, ka dhe pasoja direkte në ekonominë e vendit dhe xhepat e qytetarëve. Një pjesë e mirë e qytetarëve që nuk po kurohen në spitale janë dukje ndjekur terapi mjekësore në shtëpi. Nuk bëhet fjalë për qindra, por mijëra e mijëra pacientë që shohin si zgjidhje marrjen e ilaçeve në banesë. Ky kurim ka një kosto që varion nga 500 mijë deri në 1 milionë lekë të reja për një person. Është një shpenzim i madh edhe për çdo punonjës buxhetor apo të sektorit privat. Për pensionistët këto shpenzime janë të papërballueshme dhe nëse shpëtojnë nga koronavirusi rrezikojnë të mos kenë të ardhura për energjinë elektrike dhe ushqimet. Për një familje me 4-5 anëtarë kurimi në kushtet e shtëpisë arrin në 2 milionë lekë dhe kjo është një tjetër e dhënë që tregon se pandemia shkakton viktima nga virusi, por dhe nga kriza ekonomike.
Nëse kryeministri Edi Rama thotë se vendimet për pandeminë i marrin ekspertët dhe ai nuk ndërhyn, tek pjesa e shpenzimeve për kurimin e ka detyrë të ndërhyjë. Është koha që qeveria të mendojë seriozisht për rimbursimin e atyre që kurohen në kushte shtëpie. Kur mbylli vendin në mars tha se nuk kishte lekë për bizneset, të paktën lekët për të shpëtuar jetën e njerëzve ka detyrim ti gjejë dhe ti paguaj të gjitha.
Në vend që investohet për ilaçe, spitale, shtretër dhe aparate për të sëmurët, qeveria po harxhon lekë për oligarkët dhe për projekte që nuk kanë asnjë vlerë. Kjo tregon se kemi jo vetëm një qeveri të paaftë për të përballur pandeminë, por dhe të zhytur në korrupsion dhe krim. Firmosja e koncesioneve korruptive këto ditë tregon se qeverisë i interesojnë vetëm milionat dhe jo shqiptarët që po vdesin çdo ditë.
Në këto muaj të vështira për qytetarët duhet që kryeministri të angazhojë dhe drejtojë buxhetin drejt ruajtjes së shendetit të qytetarëve e jo duke lejuar koncensione dhe tenderime miliona euro.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 5 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet
Para 8 minutash

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania
Para 15 minutash

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore
Para 18 minutash

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.