Çudia e protestës: Të rrëzojmë Fatmir Xhafën, por jo Ramën!

Të bën përshtypje dhe krijon çudi si ka mundësi që protesta e sotme është drejtuar vetëm kundër ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj e jo kundër krejt qeverisë, kryeministrit dhe keqqeverisjes.

Parullat e PD-së, thirrjet dhe sloganet janë:Të rrëzojmë ministrin Xhafaj!

Ndërsa kryeministri ndjehet i qetë në Skrapar me një pjesë të kabinetit te tij më të afërt, në Tiranë ndodhet vetëm ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj në zyrën e tij.

Sot protesta duket vetëm kundër ministrit Xhafaj, ndonëse mbetet një e drejtë e opozitës për targetin. Krijon disi dyshim në një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha për të larguar Fatmir Xhafen me duart e PD. Monika Kryemadhi është radikale derisa ajo thotë dhe kërkon që të rrëzohet kryeministri me krejt qeverinë, pasi ai është e keqja e vendit, e shqiptarëve.

Gjithsesi PD në sheshin para kryeministrisë për ministrin duket se ka mbledhur militantët, kurse LSI është për rrëzimin të kryeministrit dhe qeverisë.

Parullat e protestës janë PD: Të rrëzojmë Fatmir Xhafën, kurse LSI: Të rrëzojmë Edi Ramën!

SHKARKO APP