Dëgjoje Damian Gjiknurin, njeriun tënd besnik, zoti Kryeministër!
Damian Gjiknuri mbetet njeriu besnik i Edi Ramës. Ai është makineria lëvizëse e votave të PS-së, arkitekti i hambarit të votave në të gjitha format. Mjafton BILD dhe e dimë si mbushet thesi me vota nga Rilindja!
Gjiknuri është edhe kryetari i reformës zgjedhore që firmosi me PD dhe LSI. Damiani ka firmosur në tokën amerikane, pra te Rezidenca dhe nuk shkel premtimin amerikan, dhënë si porosi nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Ai ka qenë hapur kundër listave të hapura që tani Edi Rama po e kthen në lojë për të hequr koalicionet parazgjedhore nga frika e humbjes totale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Edhe vetë kryeministri Rama ka folur kundër listave të hapura, por tani harron sepse duhet të shkatërrojë Marrëveshjen me idenë absurde se mundet që Opozita të mos futet prapë në zgjedhje.
Opozita do futet sikur edhe me gurë dhe hunjë, të luftojë.
Por le të shikojmë se çka deklaruar Damian Gjiknuri për listat e hapura.
Në intervistën e dhënë për ‘Provokacia’, Gjiknuri do të thoshte se listat e hapura mund të fusnin në Kuvend, njerëz me para dhe muskuj kriminalë.
“Nuk i takon mazhorancës që të imponojë sistemin. Listat e hapura kanë dy veti negative: Elitat do t’i godasin. E pamë katalogun te PD. E dyta, mund të ndodhë që personazhe me para edhe muskuj të jenë fitues. Kujtoni këshilltar bashkiakë kur kishin marrëveshje”- shtoi Gjiknuri.
Edhe në Vizion+ në 19 qershor, Damian Gjiknuri do të mbante sërish këtë mendim.
“Opozita brenda në Parlament ka insistuar tek listat e hapura. Ne si mazhorancë nuk kemi qenë për lista të hapura. Mund të vijë një moment kur do të pendohen për listat e hapura. Shiko Kosovën, si zhvillohen zgjedhjet në Kosovë. Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë që nuk do jua marrë mendja. Demokracia popullore sjell edhe produkte që nuk pëlqehen. Kjo sjell destabilitetin. Kosova nuk bën dot qeveri. Ne nisemi vetëm nga një situatë e caktuar politike’, tha Gjiknuri gjatë emisionit ‘Kapital’ në ‘Vizion Plus’ ne 19 Qershor.
Pra njeriu profesionist për zgjedhjet dhe mik për kokë i kryeministri ka folur dhe nuk shikon asgjë pozitive të listat e hapura, përveçse do futen të fortët me miliona dhe bandat kriminale do kenë njerëzit e tyre si deputetë.
Edi Rama nga frika se do humbasë pushtetin si dhe kur Basha i nxori bojën ofertës së tij për pazar, Basha kryeministër dhe Rama si president, po bën dhe një autogol. Nëse fut listat e hapura për të dobësuar opozitën , sipas tij sepse heq koalicionet parazgjedhore, Ramës do ti futen kandidatë që nuk i do, por që do paguajnë lekë dhe emrat që i bëjnë freks si Spiropali, Lleshaj, Ahmetaj, e një mori e këtij soji, nuk do të fitojnë. Mund ti dalin Pandeli Majko apo Fatmir Xhafaj e Ditmir Bushati me më shumë vota se vetë Edi Rama. Dhe më pas kur PS-ja ti humb zgjedhjet, që do ti humb me 100 % garanci, atëhere PS-ja do kërkojë tjetër drejtues. Majko, Bushati dhe Xhafa do kenë me shumë vota se sa kryetari te listat e hapura e do të kërkojnë drejtimin e PS.
Dhe u takon. Mundet sejcili veçmas, por edhe mundet të tre bashkë të bashkojnë forcat për të caktuar njerin prej tyre si kandidat për lider të PS.
E fitojnë, pra të ikën edhe PS-ja. Rilindja shkrihet se merr thasët me euro duke vrapuar nëpër ishuj.
Ky është fati jot i listave të hapura!