Demokracia në rrezik, kur të trokasë polici tek dera është shumë vonë!

Nga Ylli Manjani

Kalimi i dhunshëm në Kuvendin e shumicës Yaris, është puç i rëndë Kushtetues!

Nga më të rëndat që mund t’i ndodhë një shteti anëtar i Këshillit të Europës dhe NATO-s!

Ligje e personalizuara dhe që fshehin përgjegjësinë penale të zyrtarëve të qeverisë dhe të bashkisë, nuk bën asnjë Republikë demokratike!

Asnjë!

Ligje që japin punë, pronë e para publike pa tender, gjithashtu nuk bën asnjë vend normal i NATO-s dhe i Këshillit të Europës.

Kjo praktikë është një “mall Turk” që duhet hedhë në plehra!

Qeveria shkriu gjykatën Kushtetuese, por nuk besoj të ketë ngrirë popullin e vet!

Kjo nuk është një çështje e politikës! Nuk është çështje pozite dhe opozite!

Nuk është as çështje e një godine apo edhe e Teatrit!

Jo!

Është çështje e popullit shqiptar, e pasurisë së tij!

Është çështje e demokracisë! Me një ligj të tillë mund ti merret prona, liria e të drejtat çdo kujt! I merret me shumicë e votave “Yariste” pa një proçes të rregullt ligjor!

Kujdes!!!

Nuk ka ç’të ndodhë më! Kur të trokasë polici tek dera është shumë vonë!

Nëse ende e duam Lirinë dhe Demokracinë, është momenti të ndalet ai ligj!

SHKARKO APP