Deputetët që votuan si ushtarë projektligjin për arsimin

 

Nga Artan Fuga.

Nuk është ndonje meritë të aprovosh një projektlig për arsimin e larte duke perfituar nga fakti rastesor dhe i perkohshem se ke pushtetin në dore në një komision parlamentar dhe ke shumicen atje. Mua me vjen vetem keq për  ata deputete që ndryshe flasin kur jane në një lloj intimiteti personal miqsh dhe kolegesh dhe ndryshe votojne apo flasin kur vjen casti i vendimit.

Poqese keta të fundit do të kishin votuar në perputhje me mendimet e tyre të trembura, shumica do të ishte ndryshe në ate komision.

Dhuna është ushtruar me se pari ndaj tyre. Por, une i mirekuptoj, në fakt statusi i deputetit nuk është fatkeqesisht vecse një emer në listen që vendos partia, ndonese është veshtire të dish se cfare është një parti sot. Partia të flak në kosh nese e merzit…

Te nxirrja emrat e atyre deputeteve që thone një mije e një kritika ndaj projektligjit që votuan të bindur si ushtare në komision do të perbente një skandal. Une nuk do ta bej kete në castin e tanishem sepse i respektoj dhe nuk e tradhetoj mirebesimin e tyre. Duhet falur ai që është i dobet.

Shpresa mbetet që një dite dinjiiteti i humbur do të kerkoje ta ngreje koken.

Por e di që ata ziejne perbrenda sepse i kanë  keqperdorur, ose sikurse thoshte me të drejte, z. Bashkim Fino, i kanë bërë budallenj përdisa interesa që luhen pas kurrizit të studenteve dhe familjeve të tyre. Numri nuk është kriter i se vertetes, shpesh është e kunderta, shumica e erresuar nga forca e numrit bie në gabime njerit pas tjetrit. Une kam frike sinqerisht nga marrezia e madheshtise, sikurse shprehej Erazmi i Roterdamit.

Një perversitet nuk behet vlerë nga fakti se në një dhome ka me shume nga ata që detyrohen t'i thone derrit daje, sesa nga ata që e dallojne derrin nga daja dhe dajen nga derri.Intelektuali është mesuar të luftoje vetem ose në pakice ose të jetoje me humbjen që nuk ja lekund as një fije idene e se vertetes. Merr kenaqesi nga humbja dhe moskuptimi që i ben pushteti politik, i parase, apo autoriteti pa argumente.

Duket sikur është gjeja me e lehte për  t'a bërë të dhunosh mendimin intelektual. Duket sikur është gjeja me e lehte që logjiken ta zevendesosh me forcen.

Nuk kam pasur kurre asnje iluzion për kete. Por filozofia dhe historia, morali, me kanë bërë të patundur në bindjen që logjika në fund fiton mbi dhunen,

Pasojat e projektligjit mbi arsimin e larte do t'i vuaje mbi supe shoqeria, kombi, rinia, familja shqiptare që do të paguajne për të blere letra pa vlere, paguar sa qimet e kokes, dhe bota shqipare që do të vazhdoje të zhytet thelle e me thelle në erresiren e padijes dhe të manipulimit ideologjik.

Politika në atë komision e mundi shkencen me forcen e dhunes ligjore. Ajo vertetoi edhe një here tjeter se vullneti politik dhe e verteta nuk është kollaj të bejne shkesi. Kjo dihet.

E pastaj ??? Shkenca u duk se është mundur edhe atehere kur i imponuan që të pohonte se ishte Dielli që rrotullohej rreth Tokes.

Por fundi dihet.

 

SHKARKO APP