Dështoi zgjedhja e presidentit grek

Parlamenti grek dështoi të hënën për herën e tretë dhe të fundit për të zgjedhur presidentin e ri. Në vend duhet të zhvillohen tani zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Samaras parashikon datën 25 Janar.

Greqia- vendi në krizë i eurozonës ndodhet para zgjedhjeve të parakohshme. Për herë të tretë dështoi zgjedhja e presidentit të ri grek. Para fundit të votimit emëror, 132 deputetë nga 300 gjithsej abstenuan. Me këtë abstenim u bë e pamundur zgjedhja e kandidatit për president, ish-eurokomisionerit, Stavros Dimas. Konservatori Dimas ishte kandidati i vetëm për postin e presidentit. Në raundin e dytë të votimit në parlament të zhvilluar të martën ai mori 168 nga 300 vota, të nevojshme ishin 200 vota.

Dështimi i zgjedhjes së presidentit grek shkatoi turbulenca në bursë. Aksionet e bursës greke u rrëzuan me 10%. Kjo sepse sipas sondazheve, në zgjedhjet e parakohshme mund të bëhet forca kryesore në këto zgjedhje, Syriza, partia e majtë mjaft kritike ndaj kursit të kursimeve të kërkuar nga BE.

Zgjedhje të reja

Sipas kryeministrit grek, Samaras zgjedhjet e parakoshme do të zhvillohen më 25 janar. Opozita greke që nuk kishte ofruar kandidat të sajin, spekulonte që në fillim për zgjedhjet e parakohshme. Tri parti opozitare, ndër to dhe partia populiste e majtë Syriza, kishin ngulur këmbë që më parë për zgjedhje të reja. Sipas sondazheve, partia e majtë e Aleksis Tsipras është rreth tre për qind përpara partisë konservatore Nea Dimokratia të kryeministrit Samaras dhe do të dilte në rastin e zgjedhjeve të parakohëshme si forca më e fortë. Megjithatë ajo nuk do ta arrite dot shumicën absolute në parlament. Syriza synon t'i japë fund kursit të kursimit të vendosur nga BE-ja.

Por në qoftë se në një rast të tillë huadhënësit ndërkombëtarë nuk do t'i paguajnë Greqisë kreditë e emergjencës prej shtatë miliardë eurosh, Athina kërcënohet nga falimentimi.

Para raundit vendimtar të zgjedhjes së presidentit në Greqi, kryeministri Antonis Samaras u kishtëebërë deputetëve thirrje energjike që të votojnë pro ish-komisionerit të BE-së Stavros Dimas. Deputetët nuk duhet ta fusin vendin në një krizë të re, kishte thënë Samaras në televizionin grek. "Grekët nuk duan një aventurë të re" – tha Samaras për mediat greke. Sipas një ankete të botuar të dielën, pothuajse 60 për qind e grekëve janë kundër zgjedhjeve të reja.

Gjermania nuk komenton votën greke

Qeveria gjermane nuk e ka komentuar rezultatin e votimeve në parlamentin grek. Sipas një zëdhënëseje bëhet fjalë për "zhvillime politike të brendshme". Por ministri gjerman i Financave ëolfgang Schäuble (CDU) më parë e kishte paralajmëruar më parë Athinën që edhe në rastin e zgjedhjeve të reja duhet t'u përmbahet planeve të saj të kursimit. "Nëse Greqia do të zgjedhë një rrugë tjetër, gjendja do të bëhet e vështirë" tha Schäuble në lidhje me pasigurinë politike aktuale në vend. Mandati i presidentit grek Karolios Papulias mbaron në fillim të marsit 2015.

(marre nga DW)

SHKARKO APP