Dokumenti shkatërrues i Alibeajt për Saimir Tahirin

Dokumenti që nxori Enkelejd Alibeaj ka tronditur PS, kryeministrin dhe vetë Saimir Tahirin. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ka dorëzuar disa dokumente në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Deputeti i PD-së tha se dokumentet e dorëzuara faktojnë lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Artan Habilaj dhe bandën e drogës.

“Ky dokument tregon dy emra, Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj, që tregon mbi të gjitha faktin e bashkëpërdorimit të kësaj makine. Interesant është fakti se ky dokument është lidhur në 2 prill të 2015-s deri më 2 prill të 2016-s”, u shpreh Alibeaj.

Pra sipas dokumentit del se lidhja mes Tahirit dhe Habilaj ka vazhduar deri vonë, derisa në dokumentin e siguracionit të makinës së tij figurojnë dy emra: Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj. Në lidhje me akuzat e bëra nga Prokuroria e Krimëve të Rënda për bashkëpunim dhe ortakllëk të ish-ministrit të brendshëm Tahiri me bandën e Habilajve, personalisht Tahiri e ka mohuar publikisht dhe në prokurori. Por dokumenti i paraqitur dje nga deputeti Enkelejd Alibeaj e kompromenton krejtësisht ish-ministrin. Një dokument police sigurimi që bën çdo person i cili ka një makinë dhe që është i detyruar sipas ligjit ta paguajë ka treguar se makina AA003 GB figuron e siguruar me dy emra: Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj. Dokumenti i siguracionit mban numrin e serisë nr.0135116 dhe është bërë nga data 2 prill 2015 dhe deri me 1 prill 2016 kohë kur Saimir Tahiri ishte ministër i brendshëm. Siguracioni i prerë për makinën ishte për udhëtime jashtë shtetit për një vit. Fakti që Habilaj që ka prerë siguracionin ka futur edhe emrin e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri si bashkëpërdorues makine për ti krijuar lehtësi në pikat kufitare.

Kjo e shkatërron krejt justifikimin e ish-ministrit Tahiri, pasi nëse deri tani ka gjetur artifica se nuk kam patur asnjë lidhje me Habilajt përveçse kushërinjë të largët dhe që u kam shitur makinën në vitin 2013, ky dokument i publikuar dje nga deputeti Enkelejd Alibeaj e rrëzon çdo alibi të ish-ministrit. Edhe nëse marrim variantin qq ish-ministri Tahiri nuk ka ditur gjë, por ky veprim është bërë pa dijeninë e tij nga Artan Habilaj, përsëri lind një pyetje: Si ka mundësi që të ketë kaq kurajo Habilaj të fus emrin e ministrit në dokumenta zyrtarë? Dokumenti i siguracionit për jashtë shtetit të makinës nuk është letër bakalli, por një dokument me të cilin lëviz jashtë shtetit çdo makinë.

Nuk dihet se si është pritur nga prokuroria e krimeve të rënda ky dokument, por duket se është një dokument shkatërrues për lidhjet Habilaj-Tahiri. Fakti që Edi Rama nxitoi të marrë prokurorinë e përgjithshme me çdo kusht e çmim tregon se kryeministri e di mjaft mirë se çka në atë dosje të madhe, ku janë të përzier kupola e policisë së shtetit e kohës së ish-ministrit Tahiri.

Edhe fakti që “Fiks Fare” nxori një shef policie, nga kupola, që shet farë droge dhe që ishte filmuar, është pjesë e asaj çka ishte policia e shtetit në kohën e Tahirit dhe Çakos.

Dokumenti i dorëzuar nga Enkelejd Alibeaj e ka vendosur prokurorinë para një vendimi final të madh në çështjen Tahiri-Habilaj.

A.Mati

SHKARKO APP