“Dukë i Durrësit” apo “Dukë i Krimit”?

 

 

Eduard Zaloshnja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur para disa muajsh u mor vesh se opozita po testonte mundësinë e kandidimit të Agron Dukës si përfaqësues i saj në garën lokale të Durrësit, një mik më tha se po vinte koha që të varrosej përfundimisht epiteti “Dukë i Krimit”, që Berisha i ngjiti deputetit durrsak në fillim të viteve ‘2000. “Në qoftë se ai fiton bashkinë e dytë në vend për numër votash, Berisha do ta quajë ‘Dukë i Durrësit’”, tha me të qeshur miku im.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qysh atëhere, statusi i Agron Dukës në korridoret e PD-së është luhatur mes “Dukës së Durrësit” dhe “Dukës së Krimit”. Deri para pak javësh, politikanë lokalë dhe qendrorë të PD-së thoshin privatisht se sondazhet e brendshme e nxirrnin fitues Agron Dukën përballë Vangjush Dakos dhe gjasat ishin të mëdha që ai të ishte kandidati i opozitës. Pastaj papritur, u mor vesh se Berisha kishte vënë veton që PD-ja të kandidonte një politikan të sajin dhe jo republikanin Duka, sepse nuk mund të harrohej kollaj epiteti me të cilin ai e kishte quajtur dikur – “Dukë i Krimit”.

Në fakt, nga një sondazh i pavarur që ka zhvilluar një koleg i im, rezultonte se republikani Duka ishte në epërsi ndaj Dakos me 3-4 mijë vota, ndërkohë që partitë që janë sot në opozitë patën para dy vjetësh në bashkinë e zgjeruar të Durrësit një disavantazh prej mbi 15 mijë votash, ndaj partive që janë sot në mazhorancë. Ndërsa kandidati më i mirë nga rradhët e PD-së rezultonte humbës në sondazh, me rreth 5 mijë vota.

Kuptohet që edhe sondazhet e brendshme të PD-së duhet të kenë nxjerrë rezultate të ngjashme, përderisa u publikua gjerësisht emri i Dukës si kandidati më i mundshëm i opozitës për Durrësin. Atëherë përse Berisha e ka vënë veton kundër Dukës?

Të hamendësosh se Berisha e ka hallin te kauza e tij më e fundit – dekriminalizimi – stonon, sepse një ditë para se të dënohej në gjykatë i pandehuri Xhelal Mziu, PD-ja zyrtarizoi kandidimin e tij për bashkinë e zgjeruar të Kamzës. Ndërkohë, për Agron Dukën nuk u dërgua asnjë akuzë në prokurori gjatë 8 vjetëve që Berisha ishte në pushtet.

Fatmir Mediu, kryetari i PR-së, ka përmendur disa “sekserë” lokalë që kanë ndikuar në qendër, por logjika ta do se Berisha nuk do të ndikohej nga “sekserë” lokalë për bashkinë e dytë në vend. Atëhere përse ai nuk do që opozita të ketë një kandidat fitues në Durrës?

Kjo është një pyetje me pikëpyetje të madhe pas…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?