Dyshime per financimin e projektit te Muezut “Shtepia me Gjethe”

 

Pas dyshimeve që kanë shoqëruar financimet e fundit të Ministrisë së Kulturës, mbi përzgjedhjen dhe shpërndarjen selektive të fondeve prej mijëra eurosh, të shtunën, në prezantimin e pojekt-idesë së Muzeut “Gjethi”, zyra e shtypit të kësaj ministrie shpërndau për gazetarët e pranishëm, edhe një broshurë ku pasqyrohet preventivi i parave që do të shpenzohen për ndërhyrjen në këtë godinë.

Kthimi i Shtëpisë së Gjetheve në Muze të Përgjimit kap shifrën financiare të 1 milion eurove. Kuratorë të muzeut do jenë Bashkim Shehu dhe Elisabet Terragni.

Në dokumentin “Parashikim paraprak për financim” të Ministrisë së Kulturës, shifra e dhënë është 970 mijë euro. Dhe kjo, pa kostot operative.

Nga kjo shumë, qeveria, pra ministria jep 300 mijë euro. 520 mijë euro janë “donacione private” dhe 150 mijë euro “bashkëpunim ndërkombëtar”. Se kush janë donatorët që do të bëjnë 520 mijë euro “bamirësi” dhe çfarë do marrin në shkëmbim, kjo mbetet e fshehtë. Po kështu, zëri “bashkëpunim ndërkombëtar” mbetet i paqartë. Mister mbeten edhe kompanitë që do ta përfitojnë këtë shumë dhe do të merren me ngritjen e Muzeut të Përgjimit.

Këshilltarja e Ministres së Kulturës për Mediat, Milena Selimi, e pyetur nga “Gazeta Shqiptare” se kush janë donatorët dhe cila kompani do merret me punimet tha: “Nuk ka asnjë ende, është vetëm fillimi”.

SHKARKO APP