E marta e 11 dhjetorit 2018 do mbetet në histori, si 8 dhjetori 1990
Studentët e protestës disa ditore janë shumë të vendosur që ditën e martë, datë 11 dhjetor 2018, të jetë si 8 dhjetori 1990. Po protestojnë për të drejtat e tyre, të cilat qeveria duhej t’i kishte marrë parasysh dhe t’i kishte kthyer në vendime qeverie ose në ligj. Kur duan e kanë interes për vete, e mbledhin parlamentin në moment, ndërsa për studentët nuk e thërrasin parlamentin për të bërë ndryshimet ligjore të cilat duhen për të plotësuar kërkesat legjitime të dhjetra mijërave studentë.
Studentët kanë 6 ditë që protestojnë, thërrasin dhe paralajmërojnë se presin deri ditën e martë, datë 11 dhjetor. Më pas ata do të vendosin!
Nesër (e martë) do të jetë protesta më e madhe e këtyre 28 viteve, pas 8 dhjetorit 1990, kur rinia studentore përmbysi regjimin komunist. Dhe ironia mbetet se pikërisht ishte dhe Edi Rama, asokohe pedagog në Universitetin e Arteve, që dha një dorë në rrëzimin e regjimit. Dhe pas 28 viteve janë rinia e cila don të përmbysë regjimin e Ramës, ku duhet pranuar se korrupsioni dhe krimi ka kapluar parlamentin e shtetin.
Studentët nesër do jenë shumë, ata luftojnë për të drejtat e tyre jetike, porse ata po zgjojnë kombin, që ka rënë në gjumin e letargjisë së krijuar nga pushteti, i cili ka kapluar çdo pushtet, media, biznes,etj.
Këtë të martë studentëve do iu bashkohen nxënësit e shkollave të mesme, por edhe nga shoqeria civile.
E marta do sjellë dhjetra mijëra vetë kundra qeverisë.
Historia po përsëritet, pas 28 vitesh!