Edhe Jozefina Topalli kundër “Primit” të dyshes Rama – Basha

 
 
 
Një fjalim shpërthyes ka mbajtur dje Jozefina Topalli. Me tonin e një lidere potenciale, të një ish-kryetare parlamenti dhe të një politikane të pa akuzuar nga asnjë njeri për shkelje ligji apo korrupsion, Topalli iu drejtua kryeministrit Rama duke i kërkuar të merrej me shumë me qeverisjen e vendit dhe problemet e qytetarëve e jo me pazaret për sistemin elektoral. Me sa duket nw kwtw rast goditi me bwrryl edhe kryetarin e PD-sw Basha, tw cilin me zor e pranon si lider tw selisw blu.
“Harroje Primin e sistemit zgjedhor ti që ke ba pazare për të qëndruar në pushtet. Merru me hallet e popullit se ka shkue gjendja atje ku nuk mban ma. Shko e shif ca po ndodh me njerëzit e thjeshtë! Janë pa bukë, pa asnjë gja, pa punë dhe ti ma shumë mendon për “Primin” e sistemit zgjedhor, sepse synon me ndejt prapë në pushtet vetëm. Shko në popull e prek mjerimin!”, – u shpreh dje Topalli, kryeministrit Rama.
Këto ishin një pjesë nga fjalimi i Jozefina Topallit,e cila nuk kishte dalë ndonjëherë kaq fort si lidere në parlament, pas Berishës. Siç duket kjo dyshe demokrate mban gjallë në selinë blu e në Kuvend, pishtarin e revoltës popullore kundër Ramës dhe ministrave të tij socialistë. Kryeministri Rama dhe deputetët e tjerë të PS-së iu shmangën akuzave të Topallit duke publikuar listat e karburantit që ka shpenzuar gjatë kohës kur ishte kryetare parlamenti. Ta përqendrosh debatin tek litrat e karburantit të makinës së kryetares së Kuvendit, kur përditë po flitet për koncesione dhe tendera, ku më i pakti është 5 milionë euro, duket si një shmangie nga problemet reale.
Gjithsesi, problemi që ngriti dje Topalli për sistemin Prim është nga çështjet që ka sjellë reagime nga partitë e gjithë spektrit politik, përveç PD-së (Basha) dhe PS-së që po e anashkalojnë si çështje nga diskutimet publike.
Kwto ditw për sistemin zgjedhor me Prim ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se nuk do ta miratojmë kurrsesi një sistem të tillë, sepse zhduk si me fshesë 1/3-tat e votave të partive të tjera dhe i jep partisë së parë, e cila ndonëse nuk ka fituar shumicën prej 71 deputetëve, një numër deputetësh falas, diku tek 20 deputetë, vetëm se ka dalë parti e parë. Kundër kësaj ideje ka dalë dhe kryetari i Frymës së re Demokratike dhe ish-Presidenti Bamir Topi, i cili paralajmëroi se një nismë e tillë e dyshes Rama-Basha do të haste në qëndrimin e fortë të partive të tjera.
Fjala e rreptë e Jozefina Topallit duket se ka ardhur edhe si përgjigje për pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën për Primin e sistemit zgjedhor. Por denoncimi në këtë rast bëhet ndaj Kryeministrit. Berisha dhe Topalli janë dy drejtuesit e opozitës që kanë denoncuar hapur Ramën si personin që po e kërkonte një sistem të tillë, edhe pse Rama në intervistat që ka dhënë, e ka shmangur këtë pikë. Qëndrimi i Topallit dhe Berishës njëkohësisht është dhe një sinjal për Lulzim Bashën. Një pazar i kreut të PD-së me kreun e mazhorancës duket se shihet jo me sy të mirë në selinë blu. Arsyeja ka të bëjë me faktin se në paktet që realizohen mes mazhorancës dhe opozitës, zakonisht është opozita ajo që humbet. Kështu i ndodhi dhe Ramës në vitin 2008, ku megjithëse bëri marrëveshje me Berishën duke menduar se fitoi në tavolinë, një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2009, kuptoi se llogaritë i kishte bërë gabim.
Nga ana tjetër, Topalli i ka kujtuar indirekt Bashës se ka një nonsens në qëndrimet e opozitës. PD-ja flet përditë për rrëzimin e kësaj qeverie, madje dhe për zgjedhje të parakohshme. Në selinë blu përgatiten për protesta dhe Topalli është ndër deputetet e para që ka kërkuar qëndrim më radikal të PD-së kundrejt qeverisw sw Ramws. Dje ajo përmendi varfërinë, reformat e dhimbshme dhe mungesën e investimeve. Në këtë situatë, kur PD-ja kërkon protesta, një pazar mes Bashës dhe Ramës duket si një vetëvrasje e aksionit opozitar. Kjo pasi, nuk mund të kërkosh protesta, pasi e ke legjitimuar me pazare të fshehta vazhdimin e qetë të qeverisjes së majtë.  
Tre njerëzit që kanë drejtuar PD-në, Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe Bamir Topi, dikur si kryetar i grupit parlamentar të saj kanë dalë kundër sistemit prim. Një sinjal i qartë ky për Bashën. Më shumë sesa llogaritë në tavolinë dhe joshja për një sistem elektoral të ri, Basha duhet të dëgjojë dhe ish-drejtuesit e PD-së.
 
Nga Primi humbet edhe PD. Fiton vetwm PS, por zhduket krejt sistem pluralist.

SHKARKO APP