Edhe pse hengri një peshk duhet kritikuar Kryeministri Edi Rama?!

Kryeministri Rama ishte tek zona e përmbytur në Fier dhe Vlorë. Natyrisht që kur kryeministri shkon tek njërëzit  hallexhinjë e të mbytur prej fatkeqsisë së natyrës si dhe tek punëtorët e Shtetit që janë ushtria, policia,specialistët e emergjencave etj është një vëmëndje më e madhe,por dhe përgjegjsi e veçantë e atyre që varen prej Numrit Një të Qeverisë. Fatkeqësitë natyrore janë të paparashikuara në skajin e rrezikut, ndonëse edhe në këtë rast masat ishin ekstreme prej Shtetit. Në një farë mënyre e tha nëpër dhëmbë edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Arben Ristani sot nga Vlora. Numri dy në selinë blu  foli për masat e qeverisë që janë korrekte, ndonëse edhe mund të sulmonte siç bëjnë shumëherë për veprimet e Ekzekutivit. E rëndësishme është se deri në këto momente nuk ka viktima në njërëz nga kjo supërpërmbytje e cila thonë se nuk mbahet mend që nga vitet ’70. Kryeministri Rama mund të kritikohet për shumë gjëra nëse do të rrish me majën e stilolapsit në dorë, por nuk mund të thumbohet pse ai hëngri drekë me peshk në Vlorë, pasi vizitoi zonat e përmbytura.Kryeministri nuk është as varkëtar, as oficer, as elektricist apo Delta Force që të rrijë aty mbi ujë ose duke parë ujin ditë-natë në Fier e Vlorë.Mjafton të vërë në lëvizje Shtetin që të jetë në krye të punëve për të nxjerrë sa me më pak humbje nga kjo që ndodhi prej natyrës. Por edhe prej njeriut ! Pasi ka 25 vite që nuk vë dorë njeri në pastrimin e kanaleve kulluese apo argjinaturave e ndaj ka nevojë të rritet kerkesa e llogarisë së Kryeministrit mbi ministrinë e bujqësisë, pasi jepen fonde pa limit për ti pastruar e rregulluar dhe nuk bëhen,aqsa thonë me humor se “ më mirë fitoj një tender për pastrimin e kanaleve kulluese nëpër katunde, pasi fitimin e kam 100 përqind!”. Që do të thotë se nuk e pastrojnë apo punojnë fare se nuk  e shikon njeri nëpër fusha.

Duke iu rikthyer peshkut të Vlorës që kryeministri paska ngrënë pas bërjes së pantollonave me baltë tek uji që vershonte si i tërbuar nuk besoj se ngjit ironia ,pasi ai nuk do të bënte grevën e urisë se uji përmbyti Vlorën dhe Fierin. Edi Rama kritikohet se pse nuk i kontrollon fondet e ministrisë së bujqësisë mëqënëse ky dikaster është i LSI dhe nuk don të prishet me Ilir Metën. Pasi janë miliona euro fonde që vijnë, hidhen, ikin dhe prapë uji i shiut përmbyt popullsinë. Ndonëse një vit e ka pushtetin sepse 8 vite e bëri “kanal” vjedhjen e fondeve bujqësore pushteti i PD-së.

Në këtë pikë, tek kontrolli i investimeve në bujqësi, Edi Rama ka nevojë që peshkun t’ia “ngecim në grykë”. 

SHKARKO APP