Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edhe SHBA kërkon Shqipërisë zbatimin e 15 kushtëve me BE

Editorial E shtunë, 27 Qershor 2020 17:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar takime me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Mësohet se takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Siç dihet parlamenti europian votoi para disa ditëve 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar bisedimet. Deri tani kushti i parë që mbetet Reforma Zgjedhore akoma nuk ka kaluar në parlament sepse Rama po mundohet të gjejë hapësira për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2021. Po kështu Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese vijojnë në të njëjtën gjëndje, ndaj SHBA kanë reaguar zyrtarisht.

Swiss Digital

Kryeministri Edi Rama dhe gjithë mazhoranca deri më sot nuk pranojnë se janë vendosur 15 kushte nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave. Qëndrimi i qartë i Brukselit nuk u mor seriozisht nga qeveria derisa kur Parlamenti Europian kaloi rezolutën që kërkon plotësimin e tyre para konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE. Kryeministri mohoi ekzistencën e kushteve edhe kur Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian deklaroi se nuk mund të ketë negociata pa marrë sinjale pozitive. Në mënyrë të përmbledhur 15 pikat e BE për Tiranën zyrtare janë; miratimi i reformës zgjedhore, ndëshkimi i vjedhjes së votave, diskutimi për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore, funksionimi o gjykatave kushtetuese dhe asaj të Lartë, si dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për Edi Ramën këto dhe pika të tjera nuk ekzistojnë ndaj ka zgjedhur të bëjë humor me zyrtarët e BE duke folur për votim jo unanim në Parlamentin Europian, njëlloj sikur PE-ja të jetë parlamenti ilegjitim që ka sot Shqipëria.

Por nëse me Bashkimin Europian kryeministri preferon edhe të bëjë ironi dhe të thotë se ka shumë halle të tjera, një mesazh i veçantë i ka ardhur sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zëvendësi i Edi Ramës në ministrinë e Jashtme, Gent Cakaj është takuar sot në Uashington me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Dy diplomatët e rëndësishëm të DASH janë njohësit më të mirë të Ballkanit dhe personat kyç që marrin vendimet për rajonin tonë. Në mesazhet që i kanë dhënë Gent Cakaj për t’ja përcjellë Edi Ramës bie në sy se kanë folur me të njëjtën gjuhë që flet edhe Brukseli. Njoftimi zyrtar i Ministrisë thotë se “takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”. Atë që ministria jonë e Jashtme e quan detyrim është një formë e butë për të nënkuptuar 15 kushtet e BE. Konferenca ndërqeveritare nuk ka një datë të fiksuar, pikërisht sepse qeveria “Rama” nuk ka plotësuar asnjë kusht dhe nuk dihet se kur do të nisë plotësimin e tyre seriozisht.

Tashmë  nuk janë vetëm zyrtarët e BE që kërkojnë nga qeveria e Tiranës të jetë e përgjegjshme në qëndrimet e saj për integrimin, por mesazhi vjen i njëjtë dhe nga Uashingtoni zyrtar. Vendimin për negociatat e Shqipërisë, sigurisht që e merr BE-ja, por politika e SHBA për Ballkanin është e qartë që gjithë rajoni duhet të mbështetet për të qenë pjesë e unionit europian. Në këtë pikë, dështimi me negociatat nuk është vetëm çështje Shqipëri-BE, por një investim që përfshinë dhe SHBA.

Mesazhet që po vijnë këto ditë ndaj qeverisë “Rama” nuk janë thjesht sinjale diplomatike, por shuplaka që tregojnë se rruga integrimit dhe reformat e premtuara janë shumë larg realizimit konkret. Pas lojërave të dështuara që Edi Rama bëri me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për rajonin dhe Kosovën, duket se dhe në SHBA janë qartësuar për dëmin që ju shkaktua rajonit nga loja e Ramës me Vuçiç. Kjo lloj aleance e çuditshme  Rama-Vuçiç nuk solli asnjë dobi për Ballkanin, por vetëm thelloi keqqeverisjen dhe u përdorë nga liderët lokal për të ruajtur pushtetin. Për të kuptuar këtë dështim mjafton fakti që kur Edi Rama erdhi në pushtet kishte vetëm 3 kushte nga BE për negociatat. Pas 8 vitesh kushtet janë 5 fishuar jo për faj të BE, por për faj të keqqeverisjes.

Uashingtoni zyrtar e dha sinjalin sot ndaj qeverisë shqiptare. Ata thanë prerë: Plotësoni kushtet e BE!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.