Edhe tritoli duhej për Xhisiela Malokun!
Situata po merr përmasat e një lufte ndaj vajzës e cila denoncoi djalin e deputetit të PS për dhunë dhe përdhunim. Më pas ajo u detyrua të tërhiqej nga ato që ajo kishte denoncuar, bile e bëri publikisht në Klan dhe Top Channel. Të gjithë e kuptuan se ajo ishte kërcënuar, por vetëm mazhoranca nuk donte t’ia dinte, duke akuzuar se fajin ia ka opozita dhe media.
Dhe ja “shpërblimi” i përgënjështrimit të vetvetes direkt në televizion! I hodhën tritol!
Tritoli që shpërtheu mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë është vendosur pikërisht në banesën ku jetonte dhe vetë Xhesiela Maloku. Rasti i saj mori përmësat e një skandali kombëtar, kur n/komisar Emiljano Nuhu denoncoi se 25 vjecarja është dhunuar barbarisht nga djali i deputetit të Krujës, Rrahman Rraja. Pas këtij denoncimi u arrestua Rexhep Rraja ndërsa e reja u mor në mbrojtje nga policia.
Por vetëm 2 javë pas këtij skandali që mbajti të mbërthyer opinionin publik, Xhisiela Malokut i vendoset tritol në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur në orën 23:30 të ditës së dielë. Lënda plasëse rreth 100 gr tritol ka shpërthye në oborrin që lidh dy banesat e shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Burime policore bëjne të ditur se, në shtëpinë e gjyshit nga e ëma jeton edhe Xhisiela. Ajo ishte zhvendosur nga fshati Zezë (shtëpia e gjyshërve nga babai) për fshatin Larushk bashkë me nënën dhe të motrën.
Mbetet krejt e paqartë se si i bëhet presion me tritol një shtetaseje me mbrojtje policore.
Opozita ka kërkuar ambasadorit te BE në Tiranë që ti japin strehim politik vajzës dhe familjes së saj, pasi mund ta eleminojnë dhe ja se ç’ndodhi:I vendosin tritol. Por deri tani Xhisielën e kanë lenë vetëm mes “ujqërve” të zones, shteti dhe qeveria.
E gjitha kjo vetëm që të mos flasë Xhisiela. Ndonëse e vështirë në kushtet e krimit të organizuar shqiptar, por vajza me emrin Xhisiela Maloku do të bënte mire të fliste hapur dhe të tregonte të vertetën. Dhe të thoshte publikisht se ndjehem e rrezikuar dhe shtetit do të duhej mënjëherë ruajtjen e saj me roje të armatosur derisa ti gjendej strehim jashtë shtetit.
Nuk është vonë Xhisiela!