Edi Rama, “esadistët”, BE dhe shtyrja e negociatave

Kryeministri Edi Rama, mbetet i vetmi në Shqipëri, që bën sikur beson se shtyrja për në fund të vitit 2019 të diskutimit për negociatat me BE, mbetet një FITORE e madhe e tij. Ndërkohë që realisht nuk është kështu. Vendimi i ministrave të BE për shtyrjen e negociatave ka kërkesa precize në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, drogës, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, etj.

Për të qenë të saktë, përveç mosplotësimit të këtyre kritereve nga ana e Shqipërisë, ishte dhe gjendja e BE, ku ka kontradikta e mosrënie dakort për hapjen e saj me shtete të reja anëtare. Por Edi Rama duhet të jetë korrekt me veten e tij kur tha (para disa javëve) me plot gojën se nëse shtyhen negociatat do jetë shumë e vështirë vitin tjetër përballë një Europe, e cila po shkon vitin e ardhshëm drejt forcave fituese ekstreme antizgjerim.

Dhe për këtë se si do jetë BE pas një viti nuk do të jetë fajtor Edi Rama. Kryeministri mban përgjegjsi që nuk arriti të bindë Brukselin, duke realizuar kriteret e përcaktuara, pasi nëse do ti kishte plotësuar nuk kishin pse të përcaktonin dje luftën ndaj korrupsionit, drogës, krimit, etj.

Edi Rama nuk ka pse bën heroin, pasi ishte dështim në raport me prioritetin kombëtar që është Integrimi. Ishte dështim për krejt klasën politike shqiptare, e cila nuk arriti të ishte solidare dhe e përbashkuar në këtë çështje jetike për shqiptarët. Si rregull qeveria mban përgjegjsinë kryesore, se ajo ka pushtetin. Tani në vend që të gjejë mirëkuptimin me opozitën dhe krejt faktorët politikë e publikë për të përcaktuar se si duhet të korigjohemi, Kryeministri fillon e bën të fortin, patriotin dhe tregon dhëmbët. Këto janë shenja praghumnere dhe përplasje të madhe shoqërore. Tamam kështu ka vepruar edhe Sali Berisha në vitin 1997, edhe Fatos Nano në vitin 2005, por dihet fundi se si shkoi vendi dhe fati i tyre politik.

Kryeministri ka vetëm një shans: Të ulet hapur e pa komplekse me Opozitën për gjetjen e një rrugëdalje të madhe kombëtare nga ky qorrsokak ku kemi hyrë. Ndryshe, do jemi dëshmitarë të një supërpërplasje shoqërore e politike e cila mund të ketë pasoja të pa përballueshme edhe për qeverinë. Polici, SHIK, krim, mafie, etj kishte edhe ish-kryeministri Fatos Nano në vitin 2005, por besoj se Edi Rama e mban mend se si përfundoi, natyrisht Nano. Edhe për kontributin e Ramës! Ndaj edhe në PS ka filluar lufta e heshtave dhe kush ia fut tjetrit, pas dështimit të djeshëm. Kurse përballë mbetet një opozitë e cila do jetë radikale. Dhe kur themi radikale do jetë përplasje e madhe.

Sot kryeministri ka shkruar në profilin e tij në Facebook dhe ka postuar një videoMbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë!

Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur.(Edi Rama)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155913804076523/

SHKARKO APP