Edi Rama i vendosur drejt konfliktit me opozitën dhe drejt destabilitetit të vendit

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke neglizhuar krizën politike dhe djegien e mandateve nga opozita. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka mbledhur sot në një takim krerët e partive që janë pjesë e koalicionit të Partisë Socialiste.

Përveç PS, të gjitha partitë e tjera janë jo parlamentare dhe në zgjedhjet e fundit kanë marrë një numër të papërfillshëm votash. Por edhe pse bëhet fjalë për një koalicion ekstra parlamentar, 26 partitë pjesëmarrëse kanë deklaruar gatishmërinë për të hyrë në zgjedhjet vendore se bashku.

Në deklaratën e përbashkët të partive, fillimisht akuzohet PD dhe LSI si forca politike që po dëmtojnë interesin e vendit. Ndërsa më tej theksohet se janë gati të hyjnë në zgjedhjet vendore dhe të miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mbështetja e ndryshimeve zgjedhore nga partitë e listës së PS, formalisht nuk ka asnjë vlerë, pasi asnjë prej tyre nuk ka deputetë, veç socialistëve.

Gjithashtu, deklarata e disa subjekteve si Partia e Punës së Shqipërisë, Partia Komuniste e Shqipërisë, ku thonë bashkë me PS, se PD dhe LSI po dëmtojnë interesat e vendit është qesharake. PS ka arritur në momentet kur kërkon ndihëm e komunistëve për të sulmuar opozitën si destabilisuese dhe ky fakt tregon shumë për hallin që ka aktualisht qeveria.

Por veç qëndrimeve të PS me aleatët, thirrja e koalicionit qeverisës për zgjedhje pa opozitën reale të vendit është serioz. Edi Rama duket se e ka ndarë mendjen që të hyjë në zgjedhjet vendore, edhe pa pasur përballë kundërshtarin real. Praktikisht, me këtë projekt të PS, opozita do jenë deputetët e blerë, ndërsa aleatët e Ramës janë komunistët. Politikisht është një nga gafat e radhës së Edi Ramës, ndërsa realisht është një hap tjetër drejt konfliktit dhe destabilizimit të vendit. Por opozita nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhje me datë 30 qershor, pasi kanë vendosur të djegin çdo kuti votimi në Shqipëri. Kjo do të sjellë konflikt civil dhe rrezik për krejt shqiptarët. Ndaj duhet që kryeministri Rama të ulet dhe të gjejë ura bisedimi me opozitën që vendi të destabilizohet. Kërkesa numër një e opozitës mbetet një qeveri zgjedhore pa Edi Ramën.

Deklarata për shtyp e Partisë Socialiste dhe aleatëve të PS, Partisë së Punës, Partisë Komuniste, etj….

Partitë politike të mbledhura në një  tryezë konsultimi, thirrur nga Partia Socialiste:

   duke analizuar situatën politike në vend,

–   duke gjykuar braktisjen e Kuvendit të Shqipërisë nga një pjesë e deputetëve të PD dhe LSI,

–   duke konsideruar reagimin dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar,

–   duke inkurajuar pa rezerva hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE,

–   duke mbështetur me të gjitha energjitë funksionalitetin e shtetit dhe normalitetin shoqëror,

–   duke këmbëngulur për zbatimin e Reformës në Drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit,

–   duke theksuar rëndësinë politike të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të këtij viti,

DEKLAROJMË SE :

  1. Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.
  2. Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve  ‘97 e ’98.
  3. Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
  4. Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët  për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
  5. I bëjmë thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor.

Lista e partive

  1. Partia Socialiste
  2. Partia Social Demokrate
  3. Partia Demokracia Sociale
  4. Aleanca Popullore
  5. Partia Socialiste e Moderuar
  6. Aleanca Demokratike
  7. Partia e Gjelbër
  8. Partia e Unitetit Kombëtar
  9. Partia G99
  10. Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
  11. Partia Ardhmëria Shqiptare
  12. Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
  13. Partia Socialpunëtore e Shqipërisë
  14. Partia e Reformve Demokratike Shqiptare
  15. Partia e të Drejtave të Mohuara
  16. Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
  17. Partia e Punës së Shqipërisë
  18. Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori
  19. Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet
  20. Partia Kristiandemokrate
  21. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
  22. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
  23. Partia e Çështjeve Shqiptare
  24. Partia Demokracia e Re Europiane
  25. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
  26. Partia Fronti i Majtë

SHKARKO APP