Edi Rama ikën përsëri në Kinë. Në Tiranë ambasadori Donald Lu takon Ilir Metën
Pse po ikën sot pa njoftuar për vizitën e tij në Kinë, Edi Rama? Si rregull lëvizjet zyrtare të kryeministrit të një shteti janë protokollare dhe duhet të ketë njoftim zyrtar nga zyra e shtypit. Por deri tani asnjë njoftim nuk ka dalë, ndonëse Edi Rama po niset për t'u ngritur në qiell mbi Azi,pavarësisht se avioni i tij do të kalojë paksa edhe në hapësirën ajrore të Tajvanit, të cilët e kanë kërkuar të bëjë një vizitë sekrete në Taipei për 2 miliardë dollarë investime.
Kryeministri ishte para disa ditëve në Hong Hong. Është pjesë e Kinës tashmë Hong Kongu, ndonëse ka një administrim paksa më larg pushtetit komunist të Pekinit. Pse po ikën Rama? Vizitë zyrtare nuk është,pasi do të ishte lajmëruar. Vizitat zyrtare nuk janë sekrete, vetëm kur ka luftë. Dhe luftë nuk kemi, ndonëse ISIS sillet nëpër Europë, por nuk besohet se Kina mund të mposhtë ISIS, kur ka një SHBA , një Francë e një Rusi që janë në skalionin e parë anti-ISIS.
Atëhere pse po e merr mundimin të udhëtoj diku tek 14 orë me avion për të shkuar në Kinë, kryeministri ynë? Hall shtetror? Familjar apo personal?
Të gjitha këto hamendje burojnë se nuk ka transparencë publike për lëvizjet e kryeministrit. Çfarë endërre ka parë Edi Rama që po niset me urgjencë në Kinë? E mundon buxheti i shtetit që nuk ka lekë aqsa duhet apo hallet se ekonomia mbetet e bllokuar në investime? Duhen investime kineze?! Po pse deri në Kinë, kaq larg, ndërkohë që Gjermania është 1 orë e 56 minuta larg me avion. Apo kancelarja Merkel nuk po jep gjë për Shqipërinë? Ose mundet të ketë ndonjë supërofertë nga Pekini, porse duhet ta thotë për publikun.
Çfarë endërr sugjestionuese ka parë kryeministri ynë që po rrezikon veten e tij nëpër avionë, kur nuk i dihet se mund të ketë ndonjë pasagjer me mjekër të gjatë e të bërtasë “Allahu Ekber!”?
Kryeministri drejt Kinës, kurse në tokë, në zyrën e tij Ilir Meta takoi ambasadorin amerikan Lu. Një ambasador që është më shqiptar se sa shumë politikanë shqiptarë. Një ambasador që rrezaton forcë dhe siguri, pavarësisht se ka një buzëqeshje si prej aktori hollivudi, por ai vendos fatet për politikën.
U dha diçka shkarazi nga takimi Lu dhe Meta. Vetëm kaq. Nuk dijmë se çfarë u tha realisht, por deduksioni të çon tek besimi që kanë amerikanët tek politikanët të cilët e mbajnë fjalën dhe nuk luajnë me dy porta, si ndonjë që shkon herë në Kinë e herë Hong Kong. Një orë zgjati takim Meta-Lu. Ndërkohë që Rama po udhëton drejt Kinës. Edi Rama e luan mirë basketbollin dhe pikërisht në SHBA e kanë lojë kombëtare ndaj duket pak si çudi që nuk po futet në ekipin amerikan. Por po shkon në Kinë ku luhet ping-pong dhe amerikanët nuk e pëlqejnë shumë ping-pongun, sidomos atë politik !
Pse po mundohet Edi Rama drejt Kinës, kur Lu është një hap nga kryeministria? Apo Lu po shikon partnerë të tjerë të besueshëm?