Edi (Rama) mposht Benin (Blushin)
-Dje ishte dueli i parë publik në sallën e Kuvendit mes dy ish-miqve të së majtës, që tashmë janë supër armiq të njëri tjetrit.
Interpelanca e djeshme mes Ben Blushit dhe Edi Ramës, dy ish-miqve të vjetër, veç çështjeve që u diskutuan, kishte dhe elementët e një sfide personale. Ishte një sfidë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-socialistit, tashmë kryetar i partisë LIBRA, Ben Blushi. Përgjatë dy orëve me fjalime, akuza, replika dhe kundërsulme, si në çdo sfidë ka një fitues. Këtë herë mund të thuhet se fituesi i “duelit” në seancën parlamentare ishte kryeministrit Edi Rama.
Rama e mposhti Blushin që në formulimin e kërkesës për interpelancë. Mbështetës të nismës së Blushit ishin disa deputetë, të cilët për nga pesha politike dhe piruetat majtas-djathtas e anasjelltas që kanë bërë ndër vite, nuk janë modeli më i mirë për t’i kërkuar llogari Kryeministrit. Për këtë arsye, jo pa dinakëri Edi Rama në çdo nisja të replikës fliste për Zotin Nardin (Nard Ndoka), Zotin Vangjel (Vangjel Dule) dhe në fund përmendte Z. Beni (Ben Blushi).
Nuk kishte me ironi se sa kjo mënyrë adresimi!
Në mënyrë ironike duke ju referuar fillimisht emrave të tjerë më pak të rëndësishëm, Rama zbehte dhe rolin e deputetit që e kishte ftuar në “duel”. Një metodë e njohur në duele të tilla, live, politike. Por nëse Blushi kishte nerv në ato çka thoshte dhe në disa gjëra ka të drejtë, nga ana tjetër ish-miku i tij, Edi Rama ruante qetësinë, fliste me batuta ndaj Benit (Blushit) dhe për ta shtrydhur deri në fund, i përmendte ato çka deputeti Blushi kishte thënë për Ramën në kohën kur ishin miq. Pra që ka folur pozitivisht për qeverinë dhe Ramën, ende pa kaluar në kampin e “armikut”. Të dy kanë qenë shumë miq. Edhe darkat kanë pjesë e miqësisë së tyre kur planfikonin qeverisjen e Shqipërisë. Por pushteti i ndau.
Kryeministri e mposhti Blushin edhe në luftën e nervave në Kuvend. PD-ja la fushë të hapur dje për Blushin në seancë. Ish-kryeministri Berisha nuk e mori fjalën për disa orë, siç ndodh zakonisht. Ndërkohë që deputetët e tjerë të majtë e djathtë, u tërhoqën duke e lënë “mejdanin” në përballjen e dy politikanëve dhe duke shijuar shfaqjen. Në fakt, Blushi si opozitar është më i suksesshëm se pjesa më e madhe e grupit parlamentar të selisë blu. Ben Blushi e njeh mirë goditjen, finesën dhe sarkazmën, sqimën politike,etj. Por dje nuk ishte ai Ben Blushi që duhej të ishte. Mundet se ishte dueli i parë direkt, kokë me kokë, me ish-mikun. Mundet se firmëtarët, përveç Astrit Patozit, nuk ishin në nivelin e kulturës Blushi dhe kjo duket e kompleksoj ish-deputetin e PS-së. U kompleksua se sulmuesi tjetër, Rama, shigjetonte aty ku Blushit i dhimbte, mu në plagë, pra tek firmëtarët. Natyrisht që firmëtarët janë njërëz të nderuar, por kurrsesi në nivelin e Ramës dhe Blushit. Ndaj aty ia lëvizte shigjetën Edi Rama, tek “plaga”, aty ku i dhimbte më shumë ish-mikut, tashmë në LIBRA si lider.
Lufta politike në Kuvend kërkon mjeshtri, përveçse ndershmeri e profesionalizëm, don patjetër mjeshtrinë e presionit psikologjik të kundërshtarit. Betejë është dhe politikani në betejë duket! Edi Rama ka edhe një favor eksperience në raport me Blushin. Ka zhvilluar beteja me të ashpra debati, ndaj kur Edi Rama ka përballuar dhe sfiduar ish-kryeministrin Berisha, që mbetet stekë e vjetër në politikë, me ish-deputetin e tij nuk e kishte të vështirë.
Edi Rama ka momente kur e humbet durimin dhe pavarësisht se e mbulon me batuta për të shmangur humbjen e nervave, dje arriti të kontrollojë mjeshtërisht situatën. Në asnjë moment nuk ishte i nervozuar dhe pas fjalimeve të tij kishte sigurinë e një politikani që akuzat e rivalit nuk e shqetësojnë. Aq me tepër të një ish-miku të kthyer tashmë në armik me shumë se sa Sali Berisha. Ndërkohë Blushi, i ngacmuar edhe nga deputetët e tjerë socialistë, shpesh herë shfaqi shenja nervozizmi duke harruar goditjen mu në “zemër” të kundërshtarit. Ironia e kryeministrit dhe sarkazma me shprehjet “Z. Ben, Zoti Nard dhe Zoti Vangjel” ishte dërmuese për Blushin. Nuk është kurrsesi Ben Blushi në nivelin e asnjerit prej atyre që ua përmendte emrin Kryeministri. Por Rama aty e masakronte, e dërmonte.
Dje e fitoi duelin e parë Edi Rama. Por ka prapë beteja e duele në parlament e sidomos tek populli. Kush merr vota në qershor 2017 mbetet sfida Rama-Blushi. Natyrisht dyshja Rama-Meta janë në një tren, kurse Blushi po ndërton “hekurudhën” e tij të re LIBRA, e cila duhet shikuar si shpresë , porse hekurudhat duan vite të shtrohen. Ndaj duhet durim.
Vetëm me një duel nuk merret “lokomotiva” zoti Blushi!
Dje Edi Rama kishte trenin, lokomotivën dhe natyrisht edhe shinat.
Spiten Prulli