Edi Rama: Në rrugën e rimëkëmbjes energjetike

Edi Rama shkruan ne profilin e tij ne Facebook:"Sot gjatë prezantimit të rezultateve të para të reformave rrënjësore për rimëkëmbjen e sistemit energjetik të vendit si: vendosja e ligjshmërisë në marrëdhëniet mes kompanisë dhe konsumatorëve dhe dhënies fund të abuzimit nga ana e 180.000 abonentëve që lidhën aktmarrëvshje me OSHEE gjatë muajve dhjetor-janar; dalja nga kolapsi financiar me rritjen prej 57% të arkëtimeve dhe uljen me 10.3% të humbjeve për janarin; 21 milionë euro më pak import energjie që do të shkojnë për rritjen e cilësisë së shërbimit. 97 milionë dollarë do të jenë investimet e këtij viti për 155 mijë matës të rinj, 15 nënstacione, fuqizimin e rrjetit të transmetimit e shpërndarjes dhe shërbim të standardeve europiane ndaj klientit.

Të vendosur drejt përmbushjes së objektivit për ta kthyer energjinë nga një hall i madh për shqiptarët, në një burim fitimi dhe mirëqenie për Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe një nga burimet e mëdha reale të rritjes sonë ekonomike.

Faleminderit atyre që duke e paguar energjinë investojnë për të rimëkëmbur sistemin dhe rritur cilësinë e shërbimit."

SHKARKO APP