Edi Rama: Paguani për gjobën e FIFA-s për SHQIPONJËN e Xhakës dhe Shaqirit

Një ditë më parë, e gjithë vëmendja jonë u përqendrua te Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët u dënuan nga FIFA, vetëm me gjobë me nga 10 mijë franga zvicerane. Fobisë serbe, komuniteti shqiptar i është kundërpërgjigjur për të legjitimuar një mënyrë festimi normale dhe mbi të gjitha që s’duhet të tremb askënd.

Për këtë padrejtësi, Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, i ka bërë thirrje të gjithëve Shqiptarëve për të dhënë një kontribut simbolik për të paguar gjobën e FIFA-s, ndaj dy futbollistëve që gëzuan çdo shqiptar në ndeshjen Serbi-Zvicër, në kuadër të ”Botërorit Rusi 2018”.

Dy golat e fitores së Zvicrës që ”tërbuan” Serbët, u bënë nga dy shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri, të cilët pas golave bënë në mënyrë simbolike shenjën e Shqiponjës.

Kjo simboli që erdhi nga gëzimi, siç edhe Rama e thekson, ”shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA”,-shkruan Edi Rama.

Kjo është një llogari në të cilën po kontribuohet për të paguar gjobën e cila në total është 25 mijë franga zvicerane për të tre lojtarët. Një nismë e tillë është ndërmarrë edhe në europë ku prej rreth 14 orësh ka filluar grumbullimi i fondeve. Sipas të dhënave të para flitet të jenë grumbulluar deri në këto momente rreth 12 mijë dollarë.

SHKARKO APP