Flet Edi Rama: Po nisemi drejt 18 qershorit pa Partinë Demokratike

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154725628931523/

Edi Rama foli të pasditen e së dielës se “Nëse nuk ndodh mrekullia në orët që mbeten, ne nesër nisemi drejt 18 Qershorit pa PD-në”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij javor me ndjekësit në faqen e tij në FB.

Rama ka fajësuar direkt ish-Kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha si njerëzit që po sakrifikojnë partinë historike për interesat e tyre personale.

Ai e ka konsideruar verbëri fatale të liderit hakmarrës dhe kryetarit të ri që imiton të vjetrin.
“Perpjekja dhe durimi yne nuk mjaftoi, që frikën tja heqim këtyre njerëzve që po sakrifikojnë këtë parti historike për interesat e tyre personale”, deklaroi Rama duke ftuar votuesit demokratë të shkojnë në zgjedhje.

Pra PS-ja po shkon drejt 18 qershorit pa PD-në, ndërkohë që opozita ditën e shtunë datë 13 maj, ora 12.00 do organizojë demonstratën e saj me të madhe kundër pushtetit. Se çfarë do ndodhë ditën e shtunë vetëm Berisha dhe Basha e dijnë. Ish-kryeministri demokrat tha në një intervistë se nuk kemi se si mund ta kontrollojmë popullin ditën e shtunë, sepse mund të dalë situata jashtë kontrollit.

Po shkojmë në përplasje? Duhet urgjent që palët ti thërrasin mendjes, pasi populli do ta pësojë.

 

SHKARKO APP