Erion Veliaj: Basha trangull hyri ,kastravec doli
Pas deklaratës me shpoti e ironi të Lulzim Bashës për gjobën 163 milion lekë që i vuri Erion Veliaj selisë së PD-së për dëmet e shkaktuara gjatë protestës ka reaguar sot kryebashkiaku i Tiranës. Ndonëse Veliaj ka folur për disa gjëra që gjithsesi kishin me dëmet e shkaktuara, përsëri nuk ia ka përtuar për ti dhënë përgjigjen për ironinë e kreut të PD-së ndaj numrit një të bashkisë së Tiranës.
Ai tha se i del vetë për zot gjobës, pas pretendimeve të punonjësit të Policisë Bashkiake, Besmir Karaj, që thotë se i kanë falsifikuar firmën. “Polici më dhimbset se qëlloi të ishte në detyrë. E kuptoj që polici që duhet të shoqëronte fletën e gjobës rezultoi se ishte djali i kreut të PD në FushëKrujë. Kjo bashkinë e nderon “, u shpreh Veliaj. “Për sa kohë që unë i kam dalë vetë zot dhe vetë kam firmosur gjithë dëmet, nuk kam nevojë të fshihem pas askujt sepse i ka vënë emrin tim dhe ia kam drejtuar fletën e dëmeve dhe firmën time kryetarit të PD që ishte institucioni, ekipi, skuadra, organizata që kërkoi leje për aktiviteti”, deklaroi Veliaj.
Ai tha se nuk do të lejojë që askush të vandalizojë Tiranën dhe të mos paguajë dëmet. “Nuk do lejojë kurrë që PD ta bëj lesheli Tiranën dhe pastaj unë si kujdestar i Tiranës t’ i fus dorën në xhep qytetarëve që s’ kanë bërë asnjë faj, që atë ditë ishin në shtëpinë e tyre dhe t’ ju them: “ Na jepni lekët tuaja, s’ do bëjmë çerdhe , kopshte dhe shkolla, se ne do rregullojmë ça prishin vandalët”. Ça u bë këtu?! Ky është vendimi që kam marrë, nesër do të keni detaje të tjera, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit , Ndërmarrja nr. 2, secila sipas pjesëve që mbulon, do keni fotografitë e çdo lloj dëmi”, tha Veliaj.
Ai komentoi edhe deklaratat e Lulzim Bashës, që tha se Veliajt do t’i çonte një kastravec në vend të gjobës. Veliaj tha se kjo gjuhë është rrugaçërore, por sipas tij, Basha kastravec hyri në bashki e kastravec doli prej saj, ndaj nuk habitet me këto deklarata. “Basha ka degraduar, PD ka degraduar, nuk kam asnjë koment. Ta bëjë lesh e li me gjuhë rrugaçërie. Basha, kastravec hyri dhe kastravec doli nga bashkia. PD nuk është parti që ofron alternativë, ofron vetëm dhunë, 4 vite e plackitën tani vijnë dhe e vandalizojnë”, tha gjatë fjalës së tij Veliaj.
Selia blu ka bërë gati një tjetër protestë ndaj Edi Ramës, të cilën do ta vendosin në ditët e fundit të janarit. Nga ana tjetër, ndonëse reforma ka krijuar pakënaqësi për qeverinë, por me mbylljen me thyerje e djegie të protestës, Edi Rama ka rritur paksa kuotat në publik. Njërëzit kur shikojnë djegie e dhunim të institucionëve frikësohen dhe nuk të përkrahin, pavarësisht inatit që mund të kenë për qeverisjen.