Erion Veliaj si një kryebashkiak punëtor, por edhe “aktor hollivudi”

Erion Veliaj, kryebashkiaku që po ia ndryshon imazhin Tiranës (jo vetëm kryeqytetit, por në terësinë e ish-komunave të cilat tashmë janë brenda territorit të Bashkisë) ka gjetje personale në mënyrën ekselente për të krijuar mjedise dhe mënyra argëtimi për qytetarët. Realisht jetesa në Tiranë ka evoluar, ndonëse mbeten plot gjëra për ta rregulluar më mirë. Erion Veliaj ka futur një tjetër stil jete më relaksues në Tiranë, ka ndezur motorat e një brezi të ri për ta zbukuruar mjedisin ku jetojmë. Me aktivitete në ditë jo vetëm festash zyrtare, por edhe dje siç ishte Shën Valentini apo çdo fundjavë. Mjafton të shikosh me kujdes fotot e këtij aktiviteti te Liqeni, duke e kthyer liqenin në atraksion turistitik e si relaks mes halleve e punëve të përditshme.

Ja se ç’shkruan kryebashkiaku:“Një ditë fantastike! Edhe koha mbajti yll, për qindra çifte të reja dhe qytetarë që iu drejtuan Parkut të Liqenit. Krahas shëtitjeve në ajër të pastër, ata patën mundësi të shijojnë dekorin festiv dhe një koncert live me muzikë të zgjedhur”.

Po të shikosh fotot dhe vetë Erionin si luan me punën që bën, kur shtron rrugë apo mbjellë apo mes qytetarëve, mbetet një aktor. E shet mirë dhe bukur punën e tij!

Kur ke se ç’të shesësh, e pse të mos bësh marketingun e punës!

Ai edhe kur mbjellë pemët luan si aktor. Edhe kur nxehet, prapë aktor. Por më mirë pak aktor se sa diktator!

 

SHKARKO APP