Çamët: Duam të kthehemi në tokën tonë në Çameri

Shoqata “Çamëria” protestoi sot në mesditë me një numër shumë të madh njerëzish para Ambasadës greke, në kuadër të kundërshtimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, sipas tyre cilësohet një marrëveshje që cënon të drejtat dhe interesat kombëtare e sidomos të Çamerisë në veçanti.

Kishin ardhur dhe nga Kosova në tubim. Policia kishte rrethuar ambasadën greke me forca të shumta policore.

Shpëtimi Idrizi foli qartësisht kundër marrëveshjes sepse ajo nuk ka asnjë pikë për të drejtat e çamëve dhe pronat e tyre që janë vjedhur nga grekët. Dihet tashmë se fashistët e nacionalistët grekë vranë dhe dogjën mijëra çamë dhe qindra shtëpi për ti larguar nga tokat e tyre në Greqi.

Si ka mundësi- tha Idrizi- që ministri i jashtëm dhe kryeministri shqiptar nuk kanë folur dhe kërkuar asnjë pikë për Çamërinë. Qeveria shqiptare vetëm për varrezat e ushtarëve grekë po punon dhe asnjë pikë nuk ka për çamët. Si ka mundësi që kryeministri Rama bie dakort për varreza greke në tokën shqiptare dhe nuk ka kërkuar asnjë varrezë nderi për çamët në Çameri.

Ne-theksoj Idrizi kryetari i PDIU- duam të kthehemi në tokat tona në Çameri. Ne kemi tokat, historinë, jetën atje në Çameri. Nuk ka zot nane që të heqë emrin Çameri, siç ka kërkuar pala greke. Ne do vdesim për Çameri. Ndaj kërkojmë nga qeveria shqiptare që të mbrojë të drejtat e çamëve. I kërkojmë kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të mos na e shesin për interesa momentale. Nuk do të lejojmë asnjeri që të bëjë pazare me çamët- vazhdoi Idrizi.

Ne do të kthehemi në Çameri- theksoi fort Idrizi dhe u duartrokit nga qindra e qindra pjesmarrës. Në fund protesta u mbyll pa incidente.

Me sa duket do të ketë përplasje javën e ardhshme mes çamëve dhe qeverisë Rama para kryeministrisë në mënyrë që pala shqiptare të rishikojë pikat e marrëveshjes me Greqinë. Burimet diplomatike tregojnë se pala shqiptare nuk ka kërkuar dhe nuk ka vënë asnjë kusht për marrëveshjen ku të flitet për Çamerinë. Nëse miratohet kjo marrëveshje do jetë një tradhti e madhe kombëtare ndaj Çamërisë.

SHKARKO APP