Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
 “Fuçi zifti” mbi Rilindjen nëse prek KUSHTETUTËN

 “Fuçi zifti” mbi Rilindjen nëse prek KUSHTETUTËN

Editorial
E premte, 14 Shkurt 2020 07:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mazhoranca dhe qeveria “Rama” kanë arritur që në 7 vite të marrin çdo pushtet. Parlamenti, gjykata, pushteti vendor, shumica e mediave, ekonomia, shoqëria civile dhe një pjesë e ndërkombëtarëve sot flasin, veprojnë dhe mendojnë njëlloj si Edi Rama. Që pas viteve ’90 dhe rënies së diktaturës asnjë qeveri tjetër nuk i ka parë institucionet, shoqërinë dhe ekonominë e vendit, si domene për t’u pushtuar dhe mbajtur në kontroll me çdo mjet. Falë mosreagimit qytetar, gabimeve politike, blerjes së medias, etj, Rilindja ka pushtuar çdo gjë, përveç një institucioni, presidencës së Republikës.

Përplasja e fundit që po konsumohet me padi, sulme, shantazhe, komisione shkarkimi dhe kërcënime gabimisht shihet si një përplasje mes qeverisë, Edi Ramës dhe Ilir Metës. Në fakt është shumë më tepër se një përplasje personale. Edi Rama dhe Qeveria po përplasen me Kushtetutën, dokumentin themelor të shtetit që sot po mbrohet vetëm nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Presidenca sot është i vetmi institucion legjitim dhe i pavarur që nuk është kapur nga Rilindja dhe që po mbron dokumentin që mban gjithë shtetin dhe institucionet në këmbë. Të gjitha shkeljet e frikshme ligjore dhe kushtetuese që janë konsumuar këto vite nga Rilindja, vetëm Presidenti i Republikës i ka rrëzuar me argumente ligjore, si dhe ka informuar qytetarët dhe ndërkombëtarët për masakrën kushtetuese që po ndodh në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Aq flagrante është shkelja dhe papërgjegjshmëria sa Rilindja nuk pyet dhe as i llogarit më ndërkombëtarët. Në të njëjtën ditë që Komisioni i Venecias erdhi në Tiranë për t’u informuar mbi përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama urdhëroi Kuvendin të kryente ndryshimin e ligjeve të reformës duke shkelur edhe njëherë kushtetutën. Ekspertët e Venecias që do verifikonin shkeljet e dy muajve më parë ishin dëshmitarë okularë të një skene krimi kushtetues të freskët. Edi Rama dhe Rilindja e dinin që po shkelnin Kushtetutën, por duke votuar ligjet e reja u treguan dhe ndërkombëtarëve se as nuk i pyesin. Ky akt tregoi se Rilindja nuk i ka frikë dhe as e ha meraku se çfarë mendojnë ndërkombëtarët teksa pushton institucionet një nga një. Ndaj është e kotë që edhe shqiptarët ta presin shpëtimin nga tjerët. E vetmja mënyrë për të ndalur revanshin dhe kthimin e shtetit në shina ligjore është mbrojta e Kushtetutës. Presidenti i Republikës është institucioni i vetëm që në këtë kohë përplasjesh dhe qeverisje të anti-shtetit  ka ruajtur Kushtetutën dhe ka treguar me fakte dhe ligje se ku po degradon demokracia. Ndërkohë që çdo ditë nga frëngjitë e Rilindjes vijojnë sulmet dhe zbatimi i planit për pushtimin e çdo institucioni. Dy ditë më parë, në intervistën e dhënë për “Euro Neës Albania”, Presidenti Paralajmëroi se kjo betejë do të vazhdojë dhe mbrojta e ligjit themeltar të shtetit jo vetëm detyrë, por edhe misioni. “Presidenti i Republikës është në detyrë deri ne 24 korrik 2022, në kala dhe një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës. Le te kërkojnë çfarëdo interpretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marrë fund. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të kushtetutës dhe këtë e kam bërë të qartë”,- deklaroi ndër të tjera Ilir Meta. Një meme e postuar dje në Facebookun zyrtar të Presidentit ilustronte jo pa ironi, por edhe si mesazh, se gjithëatë që po ndodh sot mes mazhorancës dhe Presidencës, ku Rama po merr çdo pushtet dhe se përplasja do jetë fatale. Në të shihej një fushë-betejë me urdi ushtarësh nga një anë dhe kalaja-presidencë në anën tjetër me simbolin e Kushtetutës. Kur Rilindja është çmendur sa aktet e saj nuk ndryshojnë shumë nga ato të një urdie pushtuese që kërkon të marrë dhe “kalanë” e Kushtetutës. Por njëlloj si dikur turqit u dyndën te portat e kalasë së Skënderbeut, dhe dështuan, e kështu do të ndodhë edhe me Rilindjen./Mili Xhani/

Swiss Digital
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 11 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.