Fundi i krizës “martesore” gjermano-franceze?

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez François Hollande kanë pasur raporte të ftohta në fillim të mandtit. Por krizat i kanë afruar mes tyre.

 

Dukej si një fillim i ri: kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës François Hollande përdorën të gjithë peshën e tyre politike për vendosjen e paqës në Ukrainë. Ishte paksa befasuese kur më 11 shkurt presidentët e Ukrainës Petro Poroschenko dhe ai rus Vladimir Putin u treguan të gatshëm për negociata dhe marrëveshje. Analistët kanë qenë qysh në fillim pesimistë për qendrueshmërinë e kësaj marrëveshjese, por të gjihë e kanë lëvduar iniciativën gjermano-franceze, si një shenjë të përgjegjësisë së Berlinit dhe Parisit për zgjidhjen e problemeve globale.

Një shenjë e unitetit gjermano-francez ka qenë edhe paraqitja dhe dënimi i përbashkët i sulmit terrorist ndaj revistës "Charlie Hebdo" në janar. Kjo nuk është e vetkuptueshme sepse përpara ka pasur edhe raste të tjera. Takimet Merkel-Hollande në fillim kanë qenë më të ftohta. Gjermanët trajtoheshin në atë kohë si "mësues", që francezëve nuk u pëlqente.

Kapërcimi i mosmarrëveshjeve

 

Gjatë vitit të kaluar mospërputhjet mes Merkel dhe Hollande kanë qenë normalitet

A thua vërtetë duhej një konflikt kaq i madh për të tejkaluar mosmarrëveshjet? Francezja Claire Demesmay nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme thotë: "Si pasojë e krizave raportet Merkel-Hollande kanë fituar një cilësi të re – në nivelin e punës por edhe në atë personal. Kjo vlen si për sulmet terroriste në Paris, apo krizën në Ukrainë, ashtu edhe për sigurinë dhe paqen, për vlerat e përbashkëta."

Merkel ka qenë një kohë të gjatë personi dominant në negociatat për Ukrainën. Përfshirja e Hollande në këto bisedime, është një cilësi e re, thekson Frank Baasner, drejtor i Institutit gjermano-francez në Ludvigsburg. Të dy ata e kanë më lehtë, sepse nuk janë të vetmuar në këto përpjekje. "Sikur Merkel të ishte pa Hollande atje, do të dukej sikur politika gjermane po e dominon në tërësi diplomacinë evorpiane". Edhe ministrat e jashtëm Laurent Fabius dhe Frank-Walter Steinmeier kanë shkuar së bashku jo vetëm në Ukrainë por edhe në Afrikën e Jugut. "Në këtë mënyrë duan ata të dëshmojnë se nuk janë më relevante ndarjet: Gjermania në Lindje ndërsa Franca në Jug."

Greqia nuk i ka përçarë

Aksione të tilla nuk e kanë mundësuar tejkalimin e dallimeve në çështjet ekonomike. Franca është angazhuar për një kohë të gjatë në programet ekonomike shtetërore, ndërsa Gjermania për politikën e kursimeve. Kjo ka të bëjë edhe me, siç thotë Demesmay, faktin që "sistemi politik në Francë jeton nga polarizimet dhe konfliktet mes së djathtës dhe së majtës. Ndaj shumica e konservatorëve i hedhin poshtë nismat e qeverisë së majtë, edhe pse vet angazhohen për reforma."

Dallimet në mendime për çështjet ekonomike, financiare dhe buxhetore do të mbeten edhe në vazhdim, por kjo nuk i ka cënuar raportet mes këtyre dy vendeve. Por Demesmay mendon se afrimi i kohëve të fundit do të sjellë edhe një gatishmëri më të madhe për kompromise. Shenjat e tilla shihen edhe në sjelljet ndaj Greqisë. "Qeveria e re greke është përpjekur të përçajë qëndrimet e përbashkëta në politikën monetare, por pa sukses. Tani edhe qeveria franceze e ka të qartë se drejtimi nuk është i gabuar."

Forcimi i qendrës politike

Edhe diçka tjetër ka ndryshuar në Francë: pas sulmeve terroriste në Paris, francezët janë më unikë. Edhe presidenti që deri tani ishte presidenti më i papreferuar prej dekadash në Francë, ka fituar duke e përmirësuar imazhin e tij në opnion, me qendrimin e prerë pas sulmeve terrorite në Paris. Frank Baasner beson se mesi politik në Francë po forcohet, të paktën aktualisht. Ndërkohë që Fronti Nacional është dobësuar.

Nëse kjo do të influencojë edhe zgjedhjet presidenciale në vitin 2017 mbetet të shihet. Por edhe Claire Demesmay mendon se "sulmet terroriste kanë influencuar kulturën politike dhe raportet politike në Francë." Vizita e kancelares Merkel në Francë zhvillohet (20.02) në një vend të prekur nga kriza ekonomike, por me një atmosferë miqësore mes këtyre dy vendeve. Raportet Merkel-Hollande janë tani shumë më të mira.

(Marre nga radio gjermane "DW")

SHKARKO APP