Gazeta “Koha Jone” hyn në vitin 25-të krijimit të saj.Një çerek shekulli jetë !

 

Viti 2016 është viti i 25- vjetorit të themelimit të gazetës “Koha Jone” si media e parë e pavarur dhe private në Shqipëri. Me 11 maj 2016 mbushen fiks 25 vite. Ndaj stafi i gazetës, përveç ecurisë së përditshme të këtij fillimviti, do të hap një rubrikë “25 vjet “Koha Jone”- Media e parë e pavarur”, ku do të intervistohen apo shkruajnë emrat që kanë kaluar në dyert e kësaj gazete në këto 25 vjet.

Në këtë kuadër të 25- vjetorit të daljes së numrit të parë të “Koha Jone” si e pavarur do të shikojë dritën e botimit, më në fund, libri i themeluesit të kësaj gazete, Nikoll Lesi. Libri është redaktuar nga disa duar kolegësh të Lesit, ku vetë botuesi ka shtuar shumë fakte, dokumenta, foto, ngjarje të pathëna ndonjëherë,etj. Do botohen edhe dokumenta e faksimile nga dosja sekrete e gjyqit Frangaj-Lekaj e vitit 1994.

Libri do të jetë historia e këtyre 25 viteve të gazetës, por më së shumti do të jetë libri i pashkruar ndonjëherë për vitet 1992-1997, kohë kur KOHA JONE ishte “mbreti” i medias shqiptare e nga ku dolën pothuaj krejt brezi i sotëm i gazetarëve e analistëve VIP.

SHKARKO APP