Gjykata vendosi: Berisha PD-në, Basha turpin!

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Gjykata vendosi: Berisha  PD-në, Basha turpin!

Më në fund përplasja e gjatë mes palëve në Partinë Demokratike se kush e përfaqësonte atë zyrtarisht. Gjykata e Apelit vendosi sot të mos pranojë ankimimin e bërë nga pjesa e drejtuar nga zoti Lulzim Basha, duke lënë kështu automatikisht në fuqi, vendimin e shkallës së parë i cili njohu Kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, në dhjetor të vitit 2021, si dhe vendimet që pasuan me ngritjen e strukturave të reja partiake dhe një proces votimi që zgjodhi në krye si drejtues, zotin Berisha.

Trupa gjykuese nuk dha shpjegime mbi vendimin e marrë, i cili pritet të zbardhet me vonë, por duket se anëtarët e saj nuk kanë patur shumë dilema. Pasi u tërhoqën, ata e njoftuan verdiktin në më pak se një orë. Gjatë seancës gjyqësore, përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, Ivi Kaso, kërkoi pikërisht që të mos pranohej ankimimi i bërë nga zoti Enkelejd Alibeaj, duke arsyetuar se procesi në shkallën e parë kishte qenë pa palë, e për këtë arsye nuk legjitimohej në kërkesën drejtuar Apelit.

Zoti Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpe, reagoi përmes një postimi në Facebook. “Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mënxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet”, shkruajti ai.

Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, pozitat e zotit Basha dobësohen edhe më tej, pas rezultatit zhgënjyes që grupi i tij, i cili mbante siglën e PD-së, mori në zgjedhjet për pushtetin vendor më 14 maj të vitit të kaluar, e më tej kur në shtator humbi mbështetjen dhe të grupit parlamentar. Nën drejtimin e Gazmend Bardhit, pjesa dërrmuese e deputetëve u bashkua me mbështetësit e zotit Berisha në parlament.

Ish kryeministri Berisha, nuk humbi kohë për t’iu drejtuar me një thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen. “Sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike, me Flamurin e saj, pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre! Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar”, shkruajti zoti Berisha.

Vendimi u mor sot, ndonëse vendimi demokrat ishte marrë me kohw sepse Sali Berisha ka shumicën dërmues të demokratëve. Tani, me këtë vendim, PD forcohet dhe futet në zgjedhjet parlamentare si një forcë e bashkuar, sepse edhe ato pak thërrime të mbëtura të koteci i Lulzim Bashës, do të kalojnë te kështjella e PD së vertetë.

Berisha dhe PD kanë nevojë të bindin pjesën gri të votuesve, pasi ndryshe nuk e marrin pushtetin, sepse Edi Rama ka 800 mijë vota të garantuara. PD dhe opozitës i duhet të marrë edhe 250 mijë plus atyre që ka si gjwndje që të mundi Edi ramën, gjë që duket e vështirë.

Por e rëndësishme mbetet se emri dhe vula e PD kaloi të Sali Berisha.

Selia Blu ka nevojë të zgjerojë elektoratin dhe të shpallë që tani qeverinë e saj nëse fiton zgjedhjet, por pa Berishën si kandidat për kryeministër.

Berisha mjafton të jetë kryetar dhe lideri opozitar, sepse po që se e deklaron se do të jetë ai kryeministër e sigurtë wshtw se humbet zgjedhjet.

Votuesit gri mund të mos duan Edi Ramën, por nuk duan kurrsesi Berishën, ndaj ka nevojë që PD dhe Berisha të shpallë se qeveria e tyre në hije wshtw e përberë nga Luciano Boci, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Jorida Tabaku, Tomor Alizoti, Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, etj

Nëse i deklaron këta emra ka shanse të rikthehet në pushtet PD.

Ndryshe le të mbajnë vulën dhe selinë blu, por jo pushtetin!

SHKARKO APP