Gjyqtarja Elvana Çiçolli po hetohet nga KLD
KLD nuk fal. Kur merret informacion se një gjyqtar shkel ligjin apo dyshohet për korrupsion KLD mënjëherë fillon hetimin dhe në përputhje me Ligjin heton. Kështu ka ndodhur edhe me gjyqtaren e gjykatës administrative të shkallës së parë Tiranë Elvana Çiçolli, e cila ka dhënë një vendim të kundraligjshëm, pasi edhe KLD shkruan se po heton ndaj saj dhe do merret një vendim për të ardhmen e saj në sistemin e drejtësisë. Ndërkohë KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) ka marrë një shkresë për këtë gjyqtare e cila dyshohet për vendime në kundërshtim me Ligjin. Gjithsesi do jetë KLD dhe me pas KPK që do të vendos për qënine e kësaj gjyqtare në sistemin e drejtësisë.
Në një shkresë me datë 16 prill 2018 me numër prot. 1214/1 Sekretari i Përgjithshëm i KLD zoti Pjerin Prendi shkruan se gjyqtarja në fjalë është nën hetim nga KLD. Institucioni i KLD mbetet një institucion korrekt me Ligjin dhe nuk fal asnje gjyqtar që shkel ligjin apo që orvatet për korrupsion. Vendimi i KLD pritet të bëhet publik për rastin në fjalë dhe do jetë objekt debati në një emision për korrupsionin në gjyqësor në një televizion kombëtar bashkë me disa gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, të cilët po hetohen. Ka disa video ekskluzive të regjistrimin të disa episodeve të rastëve kur gjyqtarë të caktuar kërkojnë favore për dhënie vendimesh gjyqësore.
Rasti në fjalë i gjyqtares Elvana Çiçolli pritet të shikohet nga KLD se si do të vendosin dhe më pas media mbetet e lirë do të publikojë sa ndikohet KLD nga ndërhyrjet e jashtme apo nga shërbime të drejtuesve të policisë së shtetit. KLD pritet të marrë në shqyrtim çdo shkelje të Ligjit nga gjyqtarë të çdo rangu dhe me pas të vendos konform Ligjit.
VIDEO/KRONIKA E EMISIONIT INVESTIGATIV “STOP” NË TV KLAN QË FLET PËR VENDIMIN E GJYQTARES ÇIÇOLLI