Grida Duma hodhi zarin !

 

Dje Grida Duma,një prej kandidatëve të PD-së të përfolur për Bashkinë e Tiranës,guxoi dhe bëri një sfidë të hapur për PS-në. Deklaroi,,pa as më të voglin hezitim,,se “jam gati të zbres në fushën e përballjes me PS”. Sfidoi edhe të tijtë,,të cilët “edhe duan ,edhe nuk duan!” se e dijnë se pothuaj është e humbur Tirana përballë së majtës së bashkuar,e cila ka vota edhe nga çamët dhe nga Bamir Topi. Por gjithçka mund të ndodhë në Tiranë tamam si ajo kënga e Edi Ramës kur kandidonte për kryetar Bashkie. E djathta me një figurë karizmatike e që ofron votues mund të rrezikojë të majtën në kryeqytet. Edhe të fitojë, nuk i dihet. Por kjo ka dy dilema: së pari nëse reformat e kryeministrit Rama janë pëlqyer në popull atëhere humbja për kandidatin e PD-së do të jetë katastrofale,dhe Grida e përballon edhe humbjen. Nëse reformat janë përkthyer keq siç thotë përditë PD atëhere i bie që me një fushatë të shkëlqyer dhe me debat të hapur me kandidatin rival e djathta edhe t’i ofrohet fitores. Dhe ta fitojë.

Gjithçka mund të ndodh në Tironë!-thotë kenga e Ramës.

Por vonesat në shpalljen e kandidatit të PS, pra Erion Veliaj apo Blendi Klosi, apo dikush tjetër që vetëm një Zot e di si dhe Edi Rama, nuk bëjnë mirë dhe nuk krijojnë një situatë paraelektorale pozitive për emrin socialist. Sa më shumë vonohet të zbresi në “tapetin” e fushës kandidati socialist aq më shumë në formë është rivali i opozitës, duke ditur se Grida Duma i  “veshi këpucët” e ndeshjes për 21 qershorin. Duket se në skuadrën e majtë ende nuk kanë vendosur për kapitenin e ekipit pasi akoma janë në luftë bërrylash se kush do të jetë me 21 qershor në darkë në poltronin e marrjes së Kupës së Bashkisë së Tiranës. Njeri prej kandidatëve të PS-së Blendi Klosi udhëtoi nga Tirana në Abu Dabi me kryeministrin dhe ndonëse qëndroi me atë në avion e në darkë vonë, edhe kur mbërriti në Rinas pas 24 orëve udhëtim nuk e kuptoi nëse do të jetë apo jo si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë! As ministri Veliaj nuk ka  informacion nëse do të jetë kandidat, ndonëse është në një kabinet qeveritar me Ramën, por as Albana Dhimitri nuk di gjë, e cila mund të jetë “asi” nën mengë për kryeministrin që  të fitoj pa frikë Tiranën.

Të tre janë vënë në “vijën e nisjes”, por akoma nuk ka rënë bilbili i arbitrit të PS-së! Ndërkohë, ndonëse pas një mandati katër vjeçar në krye të bashkisë jo fort të suksesshëm për PD-në, Grida Duma është nisur. Edhe ajo pa bilbil, porse ama ka nisur udhën e finishit, pavarësisht se mund të jetë si në stafetë që ia dorëzon dikujt “shkopin e garës”. Ama është nisur dhe po sfidon hapur. Mazhoranca që mbetet e bindur se e fiton, siç shprehen nëpër lokalet afër selisë rozë, edhe pa “portier” ndeshjen me selinë blu, atëhere pse vonon? Pse nuk e shpall emrin e saj për Tiranën? Pse i shikojnë qytetarët kryeqytetas si numra që nuk kanë ku të shkojnë veçse në oborrin e PS-së? Njërëzit kanë nevojë për respekt, porse edhe për t’u bindur, ndërkohë për programin e sejcilit prej kandidatëve rivalë politikë nuk dijnë gjë votuesit.

Edi Rama nuk ka pse e vonon emrin e Tiranës. Ai duhet të jetë i pari zyrtarisht që të thotë cili ose cila do të jetë kandidati në Tiranë. Ai duhet të jap shembullin e respektimit të qytetarëve e jo ti lerë duke parë e lexuar ndonjë thashethem se cili do të jetë apo e ka lenë kastile t’i jap udhë diversionit. E mira e donte që kandidati në Tiranë të kishte dalë që ditën që u dekretua data e zgjedhjeve, pasi kishin një mundësi për të promovuar e shikuar çdo cep të Tiranës për zgjidhje e jo për të dalë në media.

Tirana ka nevojë për një administrator e jo njeri të mirëfilltë politik, ka nevojë për njeri të sprovuar në administrimin e drejtimin e punëve të Shtetit. Tirana zgjedh një kryeministër për punë e jo thjesht një kryeministër për t’u dukur e dhënë mend, ndërkohë që nuk ka asnjë ide se si mund të menaxhohet ky sterqytet që është kryeqytet i një Shteti.

 Grida Duma po pret ! Edi Rama akoma nuk ka kaluar Lanën për të shkuar nga kryeministria në selinë e PS .

Por ka mundesi që Grida Duma të përfundojë në Durrës si kandidate dhe Halim Kosova në Tiranë.Gjithsesi PD-ja po zbret në fushën e lojës.

SHKARKO APP