Rama paralajmëron: Gylenistët shqiptarë të përgatiten për ekstradim

Ajo çfarë ndodhi në Kosovë ku gjashtë gylenistë përkrahës të Fetullah Gylenit, që njihen si të linjës kundër Presidentit turk Erdgan, u ekstraduan në fshehtësi të madhe pa dijeninë e Kryeministrit Haradinaj, por me lejen e Presidentit Thaçi, pra ky skenar parashikohet të ndodhë edhe në Shqipëri. Linja Erdogan-Rama-Thaçi, kjo treshe interesash, mbetet një problem jo i vogël për BE. Parlamenti Europianm paralajmëroi rolin e frikshëm të Presidentit turk Erdogan në rajonin e Ballkanit, sidomos Ballkanit Perendimor. Frika vjen jo nga forca e shtrirja ekonomike, por nga koncepti i drejtimit autoritar e sulltanor të pushtetit.

Siç dihet në Shqipëri ka prej vitesh një rrjet shkollash e organizatash gyleniste, ku shkollohen qindra e qindra nxënës e studentë shqiparë e ku ky rrjet shkollash njihet si nivel i lartë i shkollimit në vend. Kërkesat turke ka qenë të shpeshta për ekstradimin e tyre dhe sidomos drejtuesve kryesorë të rrjetit gylenistë, por deri tani Tirana zyrtare si në vitet e drejtimit të qeverisë prej Berishës, ashtu edhe në këto pesë vite të Edi Ramës, ka refuzuar estradimin e tyre sipas ultimatumit të Presidentit Erdogan.

Mbrëmë në intërvistën e kryeministrit Rama te Ilva Tare u pa një kurs i ri, ndryshim me 180 gradë, në raport me këto kërkesa turke. Edi Rama la të kuptohej se disa prej tyre janë nën vëzhgim (natyrisht nga shërbimet turke) dhe do ekstradohen në Turqi.

I pyetur me insistim nga Ilva Tare në emision (në mos pastë qenë pyetje e kërkuar nga kryeministri), Edi Rama foli për marrëdhëniet me Turqinë dhe mes rrjeshtave paralajmëroi esktradimet e pritshme të përkrahësve të Fetullah Gylen, i cili njihet për qëndrimet e tij kundra Presidentit turk Erdogan. Gylen jeton në SHBA nga ku ka shtrirë gjithë rrjetin e tij gylenistë. Turqia ka kërkuar pranë autoriteteve amerikane kthimin e tij në Turqi për ta dënuar, dënim që natyrisht përfundon me vdekje. SHBA ka refuzuar ekstradimin e ti, por përkrahësit e tij në Ballkan po sulmohen nga qeveria turke. Në Kosovë i morën gjashtë kokat drejtuese gyleniste në fshehtësi, ku i pret dënimi me prerje koke.

Por le të shikojmë se ç’tha kryeministri Rama te emisioni i Ilva Tares, kur është pyetur se nëse  edhe në Shqipëri mund të ndodhë i njëjti skenar si në Kosovë, ku disa mësues të quajtur si ‘gylenistë’ u depërtuan në Turqi.

Edi Rama: Unë nuk flas me nëse. Di të them që ai rrjet që organizoi përmbysjen me dhunë përmes armëve të një qeverie të zgjedhur në Turqi është i rrezikshëm dhe kur vjen puna te Shqipëria ne sigurisht që njerëz individë të cilët supozohen të lidhur me atë rrjet i mbajmë nën vëmendje se bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare. Kjo nuk është me nëse, kjo është shumë e thjeshtë, e s’kam prirjen t’i konsideroj ato që ndodhën në Turqi, të lehta.

Pra kryeministri e lëshoi sinjalin publik se mos u çudisni kur në Tiranë të ndodhë ajo që u zbatua si skenar në Kosovë për kundërshtarët e Presidetit Turk, të cilët jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

Në Kosovë ishte Kryeministri që nuk kishte dijeni dhe Presidenti që luajti fijet, kurse në Tiranë kryeministri është krejt në linjë erdoganiste dhe Presidenti mund ta mësojë nga shtypi kur të ekstradohen.

Gjithsesi gylenistët në Shqipëri e morën sinjalin nga Kryeministri Rama.

 

 

SHKARKO APP