Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Henry A. Kisinger, ish-sekretar amerikan i Shtetit: Pas koronës bota ndryshon. Duhet mirëmenaxhuar ose dështimi mund t’i vinte flakën botës

Henry A. Kisinger, ish-sekretar amerikan i Shtetit: Pas koronës bota ndryshon. Duhet mirëmenaxhuar ose dështimi mund t’i vinte flakën botës

Editorial
E diel, 5 Prill 2020 08:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një analizë e saktë dhe parashikuese se si do të jetë Bota pas ikjes së koronavirusit e përshkruan Henri A. Kisinger. Ai ka qenë Sekretar Shtetit dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën e presidentëve Nixon dhe Ford / WSJ.

Ndër të tjera Kisinger nënvizon se “Udhëheqësit globalë kanë nxjerrë mësime të rëndësishme nga kriza financiare e vitit 2008. Kriza e tanishme ekonomike është më komplekse: Tkurrja e shkaktuar nga koronavirusi është, në shpejtësinë e saj dhe në përmasën globale që ka, ndryshe nga çdo gjë e njohur ndonjëherë në histori. Dhe masat e nevojshme për shëndetin publik, siç janë distancimi social dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve, po kontribuojnë në shtimin e dhimbjes ekonomike. Programet gjithashtu duhet të kërkojnë të zbusin efektet e kaosit që do të vijë, tek popullsitë më të rrezikuara në botë”.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Më pas ai shton se “ Kur të mbarojë pandemia e Covid-19, institucionet e shumë vendeve do të perceptohen si të dështuara. Nuk ka rëndësi, nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë. Realiteti mbetet se bota nuk do të jetë kurrë e njëjta pas koronavirusit. Të debatosh tani për të kaluarën, vetëm sa e vështirëson të bërit e gjësë së duhur”.

Swiss Digital

Ja shkrimi i plotë:

HENRY A.KISINGER

Ish-sekretari amerikan i shteti

Atmosfera surreale e pandemisë së Covid-19 më sjell ndër mend, se si ndjehesha në rininë time, kur isha pjesë e Divizionit të 84-të të Këmbësorisë gjatë Betejës së Bulge. Tani, ashtu si në fund të vitit 1944, ekziston një ndjenjë e rrezikut të porsafilluar, që kish në shënjestër jo ndonjë person të veçantë, por që godiste në mënyrë rastësore dhe me shkatërrim. E megjithatë ekziston një ndryshim i rëndësishëm midis asaj kohe të largët dhe kohës tonë. Qëndrueshmëria amerikane atëherë u forcua prej një qëllimi final kombëtar. Tani, në një vend të ndarë, një qeveri efikase dhe largpamëse është e nevojshme për të kapërcyer pengesat e pashembullta, në përmasa dhe në shtrirjen globale. Ruajtja e besimit të publikut është thelbësore për solidaritetin shoqëror, marrëdhëniet e shoqërive me njëra-tjetrën dhe paqen e stabilitetin ndërkombëtar.

Kombet bashkohen dhe lulëzojnë bazuar në besimin se institucionet e tyre mund të parashikojnë fatkeqësi, të ndalin impaktin e tyre dhe të rivendosin stabilitetin. Kur të mbarojë pandemia e Covid-19, institucionet e shumë vendeve do të perceptohen si të dështuara. Nuk ka rëndësi, nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë. Realiteti mbetet se bota nuk do të jetë kurrë e njëjta pas koronavirusit. Të debatosh tani për të kaluarën, vetëm sa e vështirëson të bërit e gjësë së duhur.

Koronavirusi ka goditur me një forcë dhe egërsi të paprecedentë. Përhapja e tij është eksponenciale: rastet në SHBA po dyfishohen çdo pesë ditë. Ndërkohë që shkruaj këtë artikull, nuk ka ende një kurë. Pajisjet mjekësore janë të pamjaftueshme për të përballuar valët e rasteve që sa vjen e zgjerohen. Njësitë e kujdesit intensiv janë në prag kolapsi. Testimi është i pamjaftueshëm, për kryerjen e detyrës së identifikimit të shtrirjes së infeksionit, aq më pak sprapsjes së tij. Një vaksinë e suksesshme mund të dojë 12-18 muaj që të prodhohet.

Administrata e SHBA ka bërë një punë solide në shmangien e katastrofës së menjëhershme. Testi përfundimtar do të jetë nëse përhapja e virusit mund të ndalet dhe më tej të sprapset, në një mënyrë dhe në një shkallë që ruan besimin e publikut tek aftësia e amerikanëve për t’u vetëqeverisur. Përpjekjet e krizës, sado të gjera dhe të domosdoshme, nuk duhet të largojnë vëmendjen nga detyra urgjente e lançimit të një përpjekjeje paralele, për tranzicionin drejt rendit të pas-koronavirusit.

Udhëheqësit po e përballin këtë krizë kryesisht mbi baza kombëtare, por impakti i virusit mbi shpërbërjen e shoqërive, nuk njeh kufij. Ndërkohë që sulmi ndaj shëndetit të njeriut do të jetë – shpresojmë – i përkohshëm, trazirat politike dhe ekonomike që ai ka startuar mund të zgjasin me breza. Asnjë vend, madje as SHBA, nuk mund të kapërcejë këtë situatë të shkaktuar prej virusit, thjesht me përpjekje kombëtare. Adresimi i nevojave të momentit duhet të shoqërohet përfundimisht me një vizion dhe program global bashkëpunues. Nëse ne nuk mund t’i bëjmë të dyja këto njëkohësisht, do të përballemi me më të këqijat e secilës.

Duke nxjerrë mësime nga zhvillimi i Planit Marshall dhe Projektit Manhattan, SHBA është e detyruar të ndërmarrë një përpjekje të madhe në tre fusha:

Së pari, duhet të forcojë rezistencën globale ndaj sëmundjeve infektive. Triumfet e shkencës mjekësore si vaksina ndaj poliomielitit dhe zhdukja e lisë së dhenve, ose mrekullia statistikore-teknike e diagnozës mjekësore përmes inteligjencës artificiale, na kanë përgjumur në një vetëkënaqësi të rrezikshme. Ne kemi nevojë për të zhvilluar teknika dhe teknologji të reja për kontrollin e infeksionive dhe vaksinave, nëpër popullsi të mëdha. Qytetet, shtetet dhe rajonet duhet të përgatiten vazhdimisht për të mbrojtur njerëzit nga pandemitë përmes krijimit të stoqeve, planifikimit bashkëpunues dhe eksplorimit në kufijtë e shkencës.

Së dyti, patjetër të përpiqet të shërojë plagët e ekonomisë botërore. Udhëheqësit globalë kanë nxjerrë mësime të rëndësishme nga kriza financiare e vitit 2008. Kriza e tanishme ekonomike është më komplekse: Tkurrja e shkaktuar nga koronavirusi është, në shpejtësinë e saj dhe në përmasën globale që ka, ndryshe nga çdo gjë e njohur ndonjëherë në histori. Dhe masat e nevojshme për shëndetin publik, siç janë distancimi social dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve, po kontribuojnë në shtimin e dhimbjes ekonomike. Programet gjithashtu duhet të kërkojnë të zbusin efektet e kaosit që do të vijë, tek popullsitë më të rrezikuara në botë.

Së treti, duhet të mbrojmë parimet e rendit liberal botëror. Legjenda në themel të qeverisjes moderne është një qytet me mure i mbrojtur nga sundimtarë të pushtetshëm, herë  despotikë, herë të tjera dashamirës, por gjithnjë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur njerëzit nga një armik i jashtëm. Mendimtarët e Iluminizmit e ribënë këtë koncept, duke argumentuar se qëllimi i shtetit legjitim është të sigurojë nevojat themelore të njerëzve: sigurinë, rendin, mirëqenien ekonomike dhe drejtësinë. Individët nuk mund t’i sigurojnë vetë këto gjëra. Pandemia ka nxitur një anakronizëm, një ringjallje të qytetit me mure, në një epokë kur prosperiteti varet nga tregtia globale dhe lëvizja e njerëzve.

Demokracitë e botës duhet të mbrojnë dhe të ruajnë vlerat e Iluminizmit. Një tërheqje globale nga ekuilibrimi i pushtetit me legjitimitetin, do të bënte që kontrata sociale të shpërbëhej brenda shteteve dhe ndërkombëtarisht. Megjithatë, kjo çështje mijëravjeçare e legjitimitetit dhe pushtetit, nuk mund të zgjidhet njëkohësisht me përpjekjen për të kapërcyer plagën e hapur nga Covid-19. Nevojitet përmbajtje nga të gjitha palët, si në politikën e brendshme ashtu edhe në diplomacinë ndërkombëtare. Përparësitë duhet të përcaktohen qartë.

Ne e kaluam nga Beteja e Bulges në një botë me prosperitet të rritur, dhe me dinjitet të njeriut të forcuar. Tani, jetojmë një periudhë epokale. Sfida historike për udhëheqësit është të menaxhojnë krizën ndërsa ndërtojnë të ardhmen. Dështimi mund t’i vinte patjetër flakën botës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 10 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 13 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 9 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

7 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.