Hipokrizia opozitare ndaj deputetit Agron Duka

 

Sot u bë e ditur përfundimisht kandidimi i Grida Dumës në Durrës. Natyrisht që është një emër i ri, karizmatik dhe që i përket një brezi proBashës në PD. Porse loja që bënë PR e Fatmir Mediut dhe vetë Lulzim Basha në PD duke e futur praktikisht në fushatë e në testim deputetin Agron Duka nuk është aspak e ndershme, aq me tepër ndaj një njeriu si Agroni që është shquar për korrektesi dhe afër njërëzve, kujtdo krahu që kanë qenë ato  si njërëz. Agron Duka nuk di të genjëjë dhe ndaj e ka marrë seriozisht e me pasion kandidimin në Bashkinë e Durrësit, bile ka besuar kaq verbërisht në sinqeritetin e Lulzim Bashës dhe të Fatmir Mediut ,aqsa e kishte nevojë për një “dush” të ftohtë që të mos besonte kurrë në ato çka thonë liderët politikë shqiptarë. Dhe “dushin” ia dhanë dje edhe Basha që kandidoi Dumën , edhe Mediu që mënjëherë tha se jemi në koalicion me PD e se kandidatët e selisë blu janë edhe të PR-së!  Ndërkohë memoria popullore është e qartë se jo me shumë se pak ditë më parë ishte pikërisht Fatmir Mediu ai që kërcënonte PD-në me kokën e për kokën e Agron Dukës se gjoja do të braktiste koalicionin, se do të dilte vetëm nëse nuk kandidojnë Dukën,etj. Shumë njërëz e kanë ngrënë këtë oratori të paparë të Fatmir Mediut dhe menduan se vertet seriozisht PR do të tregojë njëherë në jetën e saj këllçe e do të qëndronte stoike deri në fund të kauzës së saj e natyrisht emrit  të një deputeti të forcës politike që e kishte ndër rradhët e saj dhe që thoshte se besonte tek fitorja e kandidatit Agron Duka.

Natyrisht që PD bën lojën e saj politike dhe synon të ketë një emër nga selia blu në krye të bashkisë së Durresit, pavarësisht se nuk duket ndonjë horizont blu në Gjirin e Currilave me 21 qershor, pasi Vangjush Dako është një kockë e fortë durrsake. Tashmë është mbyllur dosja “Duka” si kandidim, porse analiza nuk mund të mos bëhet për të parë se si të premtojnë, se si genjëjnë politikanët dhe se si të shesin për dy minuta sapo shikojnë ndonjë “kockë” elektorale.

Pas gjithë asaj “fortune mediatike” të Fatmir Mediut se po nuk kandiduan Agron Dukën do të dalim  vetëm në zgjedhje,etj u pa dje se si kreu republikan i përulur, pa fjalë, i qetë dhe i lumtur se kishte marrë një zonë të lirë në Berat nga PD e ndonjë bashki periferike foli se ne jemi një me PD-në. A thua e detyroi njeri të thoshte ndryshe para ditës së djeshme kundër PD-së !

 Agron Duka nuk është një personazh sporadik në politikë. Ai ka integritet dhe fuqi të madhe, ka vota dhe ka qenë në krye të punëve e nuk ka asnjë akuzë për të. Edhe Sali Berisha që dikur thoshte “Duka i krimit” nuk tha asnjë fjalë kur Duka hyri si deputet në rradhët e opozitës dhe i çoi PD-së një mandat deputeti plus nga votat që i tepruan në qytetin bregdetar prej votave të tij. Pra, kur iu deshën votat e tij i rrinin buzagaz, gjithnjë me temena dhe sapo ai doli e testoi elektoratin se e votonin edhe djathtas, edhe majtas në Durrës mënjëherë e shpallen “non grata” në selinë e PD-së e natyrisht kështu siç doli dje , edhe në PR. E shitën pa asnjë luftë republikanet e Mediut! Nuk hodhën asnjë “fishekë” dje kur Lulzim Basha e deklaroi Grida Dumën kandidate të opozitës.

 Kjo është politika shqiptare ! Të lyejnë e të shqyejnë si t'iu dalë interesi i tyre. Asnjë parim , asnjë burrëri!

 Gjithsesi Grida Duma ka vendin e saj dhe mbetet një kandidate potenciale.

 

SHKARKO APP