Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hollanda vendos gurin para “karrocës” së Edi Ramës. Voton kundër Statusit

Editorial
E shtunë, 14 Gusht 2021 06:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komplikohet çështja e statusit për në BE e Shqipërisë, pas votimit të parlamentit të Hollandës kundër Shqipërisë. Parlamenti i Holandës ka votuar për mos dhënien e dritës jeshile për nisjen e negociatave te anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas shumicës dërrmuese të deputetëve holandezë, “rezultatet e Shqipërisë janë të pamjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë”.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha foli sot në Kuvendin e Shqipërisë se ka shtete të cilat kanë rezerva të mëdha për kryeministrin Rama, ndaj Shqipëria do humbasë shansin edhe këtë radhë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Parlamenti holandez i kërkon qeverise që të mos shprehet në favor të propozimit të Komisionit Evropian për Shqiperinë, pasi thotë se vendi ynë nuk ka plotësuar pesë kushtet e vendosura nga Brukseli, ndërsa theksin e vendos tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Duke vënë në dukje se Shqipëria në mënyrë të qartë nuk i përmbush pesë kushtet e përcaktuara në bazë të këtij raporti të progresit, sepse nuk ka histori në reformën ligjore, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit. Vëren se në bazë të këtij progres-raporti nuk mund të hapen negociatat për pranim. Qeveria holandeze nuk duhet të votojë në favor të propozimit të KE për hapjen e negociatave”, thuhet në mocionin e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës, të hartuar nga Van Helvert, Omtzigt, Anne Mulder, Van der Graaf.

Më herët ishte gazeta holandeze “De Telegraff” që njoftoi se Holanda ka vendosur të bllokojë hapjen e negociatave dhe ky është mesazhi që shumica e dhomës së përfaqësuesve do t’i dërgojë përmes qeverisë në samitin e radhës të ministrave të jashtëm të BE.

Deputetët e partive VVD, CDA, CU, PVV, SP dhe 50Plus kishin deklaruar se do të votonin kundër hapjes së negociatave të BE me vendin tonë dhe Maqedoninë me argumentin se ende nuk është bërë sa duhet në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Kemi një shqetësim serioz për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Stephanus Abraham Blok. Gazeta thotë se kjo është edhe arsyeja se përse gjashtë parti parlamentare bashkuan votat për ta ndaluar qeverinë që të pranojë hapjen e negociatave me vendin tonë.

Sipas deputetëve skeptikë, ka progres në Shqipëri, por ecuria e dobët e procesit të vetingut, nuk është bindëse për hapjen e negociatave shkruan edhe tch.

“Po ka progres në Shqipëri, si për shembull me reformën në gjyqësor, por nga 800 gjykatës vetëm 10 janë testuar. E me këtë me këtë nuk mund të thuash që vendi është gati për hapjen e negociatave”, ka deklaruar Deputeti i CDA, Van Helvert, para votimit në Parlament.

“De Telegraaf”, shkruan se vetëm dy parti parlamentare, D66 dhe GroenLinks janë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe ato besojnë se dy shtetet ballkanike do angazhohen seriozisht për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit e korrupsionit nëse do të kenë një perspektivë të qartë pranimi.

Holanda ishte një nga tre vendet skeptike përhapjen e negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Flitet se edhe Franca ka rezerva për statusin.

Ndërkohë pas datës 28 qershor priten valë të mëdha protestash të opozitës shqiptare për të rrëzuar kryeministrin Rama.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.