Hymni i Kombëtares nuk është hymni i kombit, o shokë!
Nga Artan Fuga
Hymni i kombetares me emocionoi, por nuk me pelqeu. Hymni i kombetares nuk eshte hymni i kombit o shoke. Ai ishte shume i mire per hymn kombetare bis.
Kombetarja e futbollit dhe kombi jane dy gjera te ndara. Rima me flamurin me te bukur ne bote ishte perle, nuk ka flamur me te bukur, por problemi aty, ne futboll, nuk eshte flamuri, por topi… i futbollit. Teksti eshte i zhvendosur semantikisht. Ka ndodhur nje lajthitje tekstuale e quajme ne.
I kendohet flamurit, por jo futbollit si sport, si ure miqesie me kombet e tjere, si hapje e Shqiperise drejt Europes dhe botes, si hymn per rinine, per trupin, estetiken e sportit. Edhe po te na rrahin 6 me 0 ne futboll kombit tone i marrin te keqen. Edhe po te fitojme 100 me 0 ne futboll kemi fituar jo gjekundi tjeter.
Hymni i kombetares nuk mund te lidhet me dronin sepse ai eshte nje episod politik i vecuar pa lidhje me futbollin dhe nuk mund te politizohet me te. Kalimi i futbollit si nje ngjarje politike krijon manipulim. Presim ndeshjen tjeter per te menduar per kombin, kur kombi e therret rinine drejt dijes, drejt punes, drejt kultures dhe nuk gjen pergjigje. Fakti qe emocionohemi na krijon bindjen se kemi energji pozitive per vendin, por duke e politizuar, nacionalizuar, kthyer futbollin ne marketing politik krijojme iluzione.
Kur shoh futbollistet e kombetares qe luajne me klube te huaja, une per vete edhe hidherohem : Si na i marrin gjerat me te mira? Por, pavaresisht kesaj, kombetarja e futbollit qe kemi eshte kompetitive, sa mire po te kualifikohej… Hymni nuk me pelqeu, por me emocionoi, kurse kombetarja e futbollit me pelqen…
Marrë nga Faqja zyrtare në Facebook