HYRJA E TIRANЁS, ISHTE PASQYRЁ SHЁMTIVE QEVERISЁSE
Kur dёgjoja politikanёt tanё qё ftonin lidёret europianё apo liderёt e botёs pёr vizitё nё Shqipёri mё kujtoheshin gjithnjё fshatarёt e zonёs sime,tё cilёt tё tёrhiqnin pёr krahёsh dhe nё shtёpi shfaqnin bujari tё skajshme pёr mikun,edhe pse nuk kishin tjetёr, veç njё rrogoz shtruar dhe as çfarё t’u hante miu pas darke.Thoja me vete:more,nuk i kanё sytё nё ballё e mendёt nё kokё kёta qё ftojnё Bushin,Merkёllin,Blerin e kёdo qё u dilte para.Ishte vёrtetё neveri ta pёrshkoje atё segment Rinas-Tiranё.Por ishte kthyer nё Kabul edhe e gjithё Tirana me kioskat e Kelmёndeve dhe Brojkave tё PD-sё. Ndodhesha para ca vitesh pёr njё feste te miqtё e mi nё Gjakovё.Atёhere Autostrada e Kombit nuk kishte filluar.”Bjeri nga Tropoja nё kthim,pasi deri nё Fierzё ёshtё rrugё shumё e mirё.Aty merr tragetin e kthehesh si zotni,siç e bёjmё ne çdo verё,mё thanё miqtё gjakovarё”.Ashtu bёra.Nuk u besoja syve,sapo kalova kufirin shqiptaro-shqiptar,kur mu shfaq pёrpara njё rrugё e re, kaluar standarteve Europiane,me vija tё bardha,tabela tё rregullta e çdo gjё pёrfekte.U kёnaqa shumё,por dhe u hidhёrova njёkohёsisht.U kёnaqa se dy pjesёt e njё kombi tё ndara nga malet tashmё ishin lidhur aq bukur e aq shkurt me njёri tjetrin.Por thashё me vete : kёta derrzinj ,a nuk u shohin sytё edhe rrugёn hyrёse tё Tiranёs,kur paskan lekё pёr njё rrugё tё tilla nё majё tё maleve tё Tropojes..! Para njё viti nisa njё shkrim po pёr kёtё temё nё njё gazetё,tё cilin e titulloja:”Rruga hyrёse e Tiranёs,njё turp pёr tё gjithё”.Por nuk ma botuan dhe nuk e mora vesh pse..! Mё pas e kuptova se njё gjё e tillё nuk bёnte lajm kёtu,sepse njerёzit ishin mёsuar ashtu e nuk i bёnte kujt pёrshtypje.Mirёpo,mua qё kam gati 20 vite qё jetoj mes Europes e Shqipёrisё,por besoj dhe mijra shqiptarёve tё tjerё,sidomos ajo copё rruge nga Rinasi pёr nё Tiranё, na godiste trishtueshёm qё nga km i parё e deri nё zemёr tё Kryeqytetit.Tё dukej sikur po hyje nё Kabul.Tё krijonte mёnjёherё pёrshtypjen se kёtu vёndi ishte pa zot, nuk kishte as qeveri e as bashki .Njё shёmtirё qё fliste pёr gjithçka,njё pamje tipike qё tregonte se si jetonim dhe si qeveriseshin shqiptarёt.Njё pamje qё shokonte dhe na turpёronte nё sytё e botёs.Mua mё duheshin çdo herё qё zbrisja nё Rinas dy-tri ditё qё ta merrja vetёn e tё mёsohesha me pisllёkun,qё tё harroja kodin rrugor europian e ngisja makinёn me instiktёt e xhungles,tё mёsohesha me teneqetё e reklamave dhe varrezat e makinave nёpёr rrugё,tё ambientohesha me katrahurёn e gjithё llojeve tё telave mbi kokё dhe deri me hedhjen e shisheve tё ujit e mbeturinat nga dritaret e makinёs.Por pas tri ditёsh, genet shqiptare dhe ambienti pёrreth ngado ,edhe mua si gjithё tё tjerёt,mё pёrthithnin qё tё adaptohesha. Ma do mendja se kushdo i huaj qё e ka vizituar Shqipёrinё nё kёto vite,nuk ka pasur nevojё pёr shpjegime tё tjera pёr te e pёr Tiranёn,sepse i ka mjaftuar imazhi i kёsaj rruge.Atyre qё vijnё nga jashte e mё keq akoma atyre qё janё tё jashtёm,u mbёtёt e stampuar nё memorie kjo copё rruge si fotografi e Shqipёrisё.Dhe tё mos e harrojmё se pjesa mё e madhe e tё huajve qё vijnё e shkojnё pёr punё nё Shqipёri,kontakti i vetёm qё kishin e kanё me vёndin tonё ёshtё vetёm kjo copё rrugё dhe ato pak tё tjera nё qёndёr tё Tiranёs.Ndaj mendoja,si ka mundёsi vallё,qё nuk i bie ndёrmend kujt tё vёrё dorё.!? Si ka mundёsi qё janё mёsuar mё kёtё pisllёk e shёmtirё nё prag tё shtёpisё dhe nuk u bёn pёrshtypjeasgjё !? A e shohin botёn.Si nuk turpёrohen e nuk u vjen zor as prej miqve tё huaj !? Neve nuk kemi pas politikanё qё na kanё qeverisur 3-4 vite,se hajde ma,do thuash nuk mund tё kishin ndonjё interes tё madh.Por na kanё qeverisur tash 20 vite dhe kjo katrahurё u dukej bukur,si kёndezit maja e grumbulit tё plehut. Kёtё herё,sapo avioni po i afrohej tokёs sё Rinasit vura re se rruga hyrse e Tiranёs ishte kthyer nё kantier ndёrtimi.Mu bё zemra mal dhe mezi ç’prita ta pёrshkoja dhe tё shihja ç’po bёhej.Qenka zbukuruar me pemё,paska dalё nё dritё nga lirimi prej teneqeve tё reklamёve dhe sistemimit tё pёrgjithshёm edhe segmenti i Rinasit.Por futja nё autostradёn hyrse tё Kryeqytёtit, duket qё nё km e parё tё punimeve se do t’i jepё njё pamje madhёshtore,njё fytyrё tё re,njё derё normale europiane Tiranёs sonё.Mbase qe bekimi i Papa Françeskut,por mbase sё bashku me te,ishin dhe zgjedhjet e qershorit tё vitit 2013 dhe puna, kultura,dija,organizimi,vullneti,largapamёsia qё mishёron Kryeministri i ri i Shqipёrisё dhe ekipi i tij qeverisёs,pa tё cilёt Tirana mё parё dhe rruga hyrёse e saj,do vazhdonin tё ngjanin me Kabulin e qeverive tё rrumpallёs,tё cilat precendecё kombёtare kishin tramin ,shiritat elektorale,apo ndonjё tunel mё shumё fonde dhe jo derёn hyrёse tё Kryeqytetit,ose rrugёn e vetme me Europёn nga H.Hotit,qё na e lidhёn italianёt pas 20 vitesh.
ZEF SHTJEFNI