“I mbajtëm telefonat hapur”, Fatmir, por ike ti!
Fatmir Xhafaj, para pesë ditëve kur erdhi drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit gjerman, tha në fund të konferencës së shtypit: “Mbani telefonat hapur këto ditë se do ketë ngjarje!”. Dhe i mbajtëm. U arrestuan disa grupe bandash të organizuara, dy ish-deputetë, u kap një fabrikë heroine në fshatrat e Kukësit dhe doli në media Vangjush Dako, kryetari bashkisë së Durrësit.
Deri në këto momente ia vlente mbajtja hapur e telefonave për lajme. Edhe sapo filloi të zbardhej dosja Dako në media me materiale sekrete nga prokuroria, prapë telefonat hapur ishin.
Por nuk e dinim se telefonat duheshin të rrinin hapur derisa kryeministri të jepte lajmin në pikë të mëngjezit, se Ministri Xhafa iku. Ndërkohë në bashkinë e Durrësit ka patur festë sot, në një lokal VIP në ish-Bllok u derdh shampaja, dhe në qeveri pati qetësi.
Kaq na duheshin telefonat hapur!