Idiotsi politike dhe kosto burgu të përplasesh me SHBA dhe Europën

Reforma në drejtësi ka prodhuar disa ngjarje që nuk kanë precedentë të mëparshëm në historinë e vendit. Për herë të parë, miratimi i një paketë të rëndësishme ligjore ka vënë në lëvizje intensive kancelaritë perëndimore. Ambasadorët  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europina kanë provuar të gjitha mënyrat për t’i bindur palët që të votojnë. E kanë bërë këtë gjë me takimet private me krerët  partive, konferenca publike, rekomandime. Kanë sjellë porosi nga zyrat kryesore të pushtetit në Uashington dhe Bruksel. Kanë tentuar dhe me ultimatume të hapura, siç ishte deklarata e ambasadorit Lu në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Pavarësisht kësaj, ende nuk ka garanci për kalimin e reformës. PS dhe LSI kanë rënë dakord për ta kaluar të plotë pakëtn. PD ka kërkuar kohë deri javën e ardhshme.

Ndaj ndërkombëtarët kanë bërë lëvizjen e fundit, e cila duket se është dhe më e ashpra ndaj klasës politike shqiptare. Kanë kërkuar që të takojnë tre grupet kryesore parlamentare në vend, PS, PD, LSI për të diskutuar për miratimin e reformës. Më saktë të jenë vetë përballë tyre në mbledhjet e këtyre grupimeve politike. Me pak fjalë kontroll dhe mbajtje shënim emrat e gjithësejcilit që është kundër Perendimit. Nuk ka ndodhur asnjëherë, as në kohën e Princ Vidit. Ardhja e Princit Ëilhelm von Ëied me 7 Mars 1914 në Durrës, u prit me gëzim në gjithë Shqipërinë, sepse ky erdhi më shumë shpresa që nuk mund të plotësoheshin asnjë herë. Nuk kishte shtet, nuk kishte asgjë, por edhe atëhere Princ Vidi nuk kontrolloj, ndonëse ishte Princ. Por sot kemi një klasë politike kriminale, ku krimi është në parlament. Ndaj Perendimi nuk beson më, nuk ka besë më tek klasë politike. Ndaj do ti kontrolloj.  Dhe mirë ua bën, ndonëse është fyerje për popullin, i cili ka dërguar përfaqësuesit e vet ta nderojnë dhe jo të kontrollohen nga të huajt.

 Takimi i diplomatëve Lu dhe Vllahutin ishte përcaktuar dje, por u anulua. Në momentet e fundit, diplomatët kanë ndeshur me reagimin e partive politike, më shumë të PD-së, për të mos patur takime. Pavarësisht kësaj, në një deklaratë Ambasada e SHBA njoftoi dje se po punohet që takimet të zhvillohen javën e ardhshme, siç është planifikuar. Mesazhi i diplomatëve ishte i qartë. Pavarësisht refuzimit, ambasadori Lu nuk heq dorë nga takimi me deputetët për reformës.

Po përse ka shkaktuar kaq reagime takimi i diplomatëve me grupet parlamentare? Në një situatë normale diplomatët kujdesen vetëm për marrëdhëniet mes vendeve që përfaqësojnë. Ndërsa grupet parlamentare përfaqësojnë legjitimitetin e zgjedhësve në Kuvend dhe nuk kanë nevojë për orientime. Thënë thjesht, takimi i diplomatëve me grupet parlamentare cilësohet si një “ndërhyrje direkte në punët e brendshme” të politikës shqiptare. A jemi para një rasti të tillë? Për atë çfarë përfaqëson SHBA-ja si aleat strategjik dhe për atë çfarë përfaqëson BE-ja duket se ky nuk është rasti. Madje, më mirë që janë dhe bëjnë kaq presion, sepse në të kundërtën kjo klasë politike dhe këta grupe parlamentarë sot do e kishin katandisur më keq sesa është ketë vend.

Nëse situata ka arritur në pikën që duhet ambasadori të shkojë të urdhërojë deputetët si të votojnë ky nuk është faji i diplomatëve. Në radhë të parë ky është faji i vetë klasës politike shqiptare. Në të vertetë është edhe faji i popullit që voton symbyllur. Pasi vendosën prej 25 vjetësh standardin e vjedhjes sistematike të zgjedhjeve, pasi e kthyen korrupsionin si mënyrë jetese në Shqipëri, pasi futën në Kuvend kriminelët, të kërkosh të shpëtosh imazhin e liderëve politikë duke refuzuar dy diplomatët kryesor nuk e bën politikën më shumë dinjitoze. Fakti që diplomatët kanë vendosur të shkojnë vetë të bisedojnë me gjithë deputetët, tregon se politika shqiptare ka dështuar të bëjë punën e saj. Kjo është e turpshme, por jo pse ambasadorët urdhërojnë, por sepse politika jonë ka humbur busullën e orientimit, ka humbur kredibilitetin.

Ambasadorët po kërkojnë miratimin e një reforme që duhet të kishte kaluar me kohë. Shkaqet e bllokimit të reformës nuk kanë të bëjnë me  interesat e shqiptarëve, por me llogaritë e partive dhe politikanave të veçantë. Dhe interesat e politkanëve dhe partive nuk mund të mbajnë peng vendin. Ky ngërç duhet të marrë fund, qoftë edhe më mënyrën aspak diplomatike të pjesëmarrës së diplomatëve në mbledhjet e grupit.

Duke refuzuar miratimin e reformës, partitë po krijojnë një përplasje me Perëndimin që është më e rrezikshme sesa integritetit i partive.

Të përplasësh me Europën dhe me SHBA do të thotë më e pakta BURGU!

Spiten Prulli

 

SHKARKO APP