IKЁN TUSHA, PARALIZOHET LEZHA..!
Nuk kanё zgjatur mё shumё se dy-tri ditё pas fushatёs elektorale punimet pёr rindёrtimin e rrugёve dhe shesheve tё qёndres sё qytetit tё Lezhёs.Pas humbjes sё Tushёs gjithçka ёshtё bllokuar.Ish Kryebashkiaku dhe Kryeministri i vёndit e filluan me shumё pasion punёn pёr rinovimin e tyre dhe kthimin nё destinacion pedonal turistik.Qyteti i Lezhёs afro 5-6 muaj para fushatёs elektorale vёndore u kthye nё njё kantier tё madh ndёrtimi,ku nisi jo vetёm rindёrtimi i shesheve dhe rrugёve tё qёndres sё qytetit,por dhe i ujёsjellёsit .U shkallmuan kёshtu tё gjithё arteriet kryesore tё kёtij qyteti njёherazi dhe jeta ekonomike e tregtare e tij thuajse u paralizua tёrёsisht.Mbase dhe kjo ndikoj pёr keq nё humbjen e Tushёs.Shqiptarёt e mёrzitu me punёt e shiritat elektoralё tё Saliut,mbase deshёn tё ndёshokjnё Ramёn pёrmes Tushёs nё Lezhё.Rezulton se mё sё shumti socialistёt e tij e abandonuan nё zgjedhje Kryebashkiakun LS-ist.PD-ja nuk do tё kishte aq forcё sa tё pengonte fitoren e Tushёs dhe kёtё mё sё miri e tregon fitorja e Kёshillit Bashiak nga kualicioni i majtё.Pas 5-6 muajsh vrulli,punimet nё rrugёt e sheshёt e Lezhёs kanё ndaluar.Gjithçka ёshtё ndёrprerё si tё ketё rёnё gjёma.Ka zёra qё thonё se u mbaruan paratё.Ka tё tjerё qё thonё se punimet mbi urёn e qytetit do tё ritenderohen.Mё tё kёqinjtё thonё se tani e tutje punimet e investimet do t’i vijojnё Bashkia e re e djathtё me fondet e saj.Kryebashkiaku i sapozgjedhur Fran Frroku,fill pas fitores, mbajti dy qёndrime kotradiktore.Njё herё tha se do tё bashkёpunonte ngusht me Kryeministrin e vёndit,pasi ai ёshtё shqiptar dhe Kryeministri ёshtё i gjithё shqiptarёve.Por nё takimin qё Rama organizoi me kryebashiakёt e sapo zgjedhur ai nuk mori pjesё.Siç duket nga selia e SHQUP-it ka pasur tё bёrtitura tё forta kundёr deklarimit tё tij pёr bashkёpunim me Kryeministrin.Berishizmi dhe revanshizmi nё PD janё ende gjallё dhe abetarja e demokracisё ёshtё akoma larg se lёxuari e sё mёsuari nё kёtё Parti,me sa duket.Mbase janё kёto edhe shkaku i ndalimit tё punimeve nё Lezhё.Rama e Meta kanё fituar mё shumё se 70% tё bashkive tё vёndit dhe kanё ku t’i qojnё fondet,nёsё Kryebashkiaku i ri i Lezhёs nuk do tё bashkёpunojё.Ёshtё e vёshtirё qё tё besohet se Rama do tё veprojnё siç vepronte Saliu me fondet e shtetit,duke ua dhёnё ato vetёm bashkive tё krahut te tij politik.Sidoqoftё punimet nё Lezhё janё bllokuar 2-3 ditё pas humbjes sё Tushёs,i cili ishte kandidat i kualicionit tё majtё.Por,pёr tё qёnё mё tё saktё,duhet thёnё se jeta ekonomiko-tregtare nё Lezhё ёshtё paralizuar qё prej 6 muajsh.Nuk u muarёn aspak masa tё mira organizative paraprake nga Bashkia dhe firmat e ndёrtimit qё fituan tenderat e rrugёve dhe ujёsjellёsit.Pa u marrё asnjё masё organizative paraprake pёr qarkullimin e mjeteve,u bllokua gjithё qytetit.Lezha ka vetёm njё urё dhe ate ish Kryebashkiaku dhe Kryeministri vёndosёn ta bёjnё urё pedonale kёmbёsore..!Ёshtё luks tё keshё njё urё tё tillё,por kur ke vetёm njё urё,njё vёndim i tillё duket absurd.Gjithashtu hapja e punimeve nё sheshin Besёlidhja njёkohёsisht me sheshin Gjёrgj Kastrioti ishin krejt tё parakohёshme e ndoshta edhe tё panevojshme pёr tani.Trafiku mund tё shmangej lehtёsisht nё rrugёn Gjergj Fishta dhe bizneseve e familjeve tё qyteteti nuk do u shkaktoheshin kaq shumё dёmё.Qyteti ndodhet thuajse i tёri pas asaj ure dhe bllokimi i saj ua ka zvanitur bukurinё e rindёrtimit tё shesheve qytetarёve lezhianё.Por dhe hapja e gjithё rrugёve pёr ndёrrimin e tubave tё ujёsjёllёsit dhe lёnia e tyre hapur prej kaq muajsh,ua ka mёrzitur e nxirё jetёn.Ka zёra qё thonё se nuk i lёnё supёrvizorёt e huaj qё t’i mbyllin.Por ka tё tjetё qё thonё se Kryebashkiaku i ri jo vetёm do tё zhbllokojё qarkullimin e mjeteve nё arteriet kryesore tё qytetit,por do tё rikthejё edhe parkingun nё sheshin Gjёrgj Kastrioti,pasi me kёto rregullime Lezha ka humbur tё gjitha pakimet publikedhe nga ana tjetёr as parkime private nuk ka. Pas humbjes sё Tushёs Lezha ёshtё bllokuar.Mbase ky ёshtё dhe leksioni qё u duhet dhёnё atyre qё votuan kundёr tij.Nё njё qytet apo fshat pёrёndimor nuk bёn vaki t’u bllokohet rruga e vetme bizneseve dhe qytetarёve.Pas asaj ure dhe atyre rrugёve nё Lezhё ka shumё biznese e fabrika tё paralizuara sot.Nuk kalon dot mё as zjarrfiksja,as ambulanca,as policia,as autobuzёt,as kamionёt pёr tё clёt njerёzit e bizneset qё mbajnё gjallё jetёn e vёndit, kanё nevoja çdo ditё.Nё njё vёnd normal europian merren masa organizative paraprake qё tё mos dёmtojnё e prishin nga deshira pёr tё ndёrtuar.Edhe nё Lezhё,kur u mendua pёr gjithё kёto investime,ishte krejt e mundёshme tё bёhёj njё zgjidhje mё e mirё nga ura e vjetёr e qytetit,e cila me afro 800 mij-1 mln euro mund tё ribёhej e kaluashme pёr tё gjitha llojet e tonazheve .Bile duke rrafshuar edhe njё shtёpi rrёnojё afёr saj, mund tё krijohej pёrfundimisht dhe unaza e vogёl veriore e qytetit,e cila do tё lidhte rrugёn e Kallmetit me autostradёn.Po kёshtu trafiku mund tё spostohej pёrkohёsisht dhe nga sheshi Besёlishja nё unazёn jugore pёr tek rruga e Shtrausit. Lezha ka mbetur e paralizuar pas humbjes sё Tushёs.Nuk dihet se çfarё do tё bёjё Kryebashkiaku i ri demokrat.Por nga Tirana zyrtare duket se vjen vetёm njё zё:” mirё t’u bёhet,se deshet tё votoni kundёr Tushёs sonё..!”
ZEF SHTJEFNI