Ilir Babaramo: Qorrat e Edi Ramës që tentojnë të shkatërrojnë protestën

Nga Ilir Babaramo/

Përpjekja për të kastruar lëvizjet studentore është një markë e njohur. Qorra të tillë politikë i kemi hasur dhe 28 vjet me parë. Janë vegla te rregjimeve që po japin shpirt.

Lëvizjet e Ramës që përpiqet të sinkronizojë një grusht protestuesish me gjithë ekranet e blera prej tij ngjasojne me veprimet e dëshpëruara të Ramiz Alisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët i hoqën megafonin nje pedagogu që perpiqej të tredhë lëvizjen studentore, një pedagogu që është shërbëtor i qeverisë më shumë se sa ishte sekretari rinisë koministe Lisien Bashkurti 28 vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo politikë, jo politikë’ çiren një grusht shërbëtorësh turmës me shpresen se do kompleksojnë lumin e protestës. Por me çfarë mjetesh do t’i imponohen qeverisë nuk e thonë.

Tendenca përçarëse e tyre është e qartë. Strategjia e Ramës po shfaqet dita ditës.

Fillimisht kërkoi një përfaqësi për te negociuar me synimin e qartë se do veprojë si tek teatri kur një grupi dërhemësh tu vendosë nga një cmim personal dhe te sfumojë pjesën tjetër. Kjo nuk po i ecën me studentët. Atëhere po perpiqet te minimizojë efektet e protestës.

Vë këta qorrat që të çirren: jo politikë. Në te njëjten mënyrë veproi dhe Ramizi.

Fillimisht nxori instrumtorët e rinisë që thoshin: jemi per pluralizëm idesh, jo pluralizëm partiak. Nuk i eci. Në dhjetor studentët dolën në shesh. Sërish Ramizi me të vetët mes turmës predikonte krijimin e një shoqata srudentore, jo krijimin e një partie opozitare. Sërish nuk i eci.

Studentët nuk kanë përse të kompleksohen nga politika. Ne sistemin që jetojmë politika është i vetmi instrument per zgjidhjen e problemeve. Vetëm në monarkitë absolute të shekujve më parë subjektet dilnin për të kerkuar mëshirën e sovranit.

Lexoni dhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?