FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta, kryeministrit Rama: Më mirë opozitar se sa zuzar dhe tradhtar si ti!

Presidenca i është përgjigjur akuzave dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama nëpërmjet zëdhënësit, Tedi Blushi. Presidenca i ka kërkuar kryeministrit Rama të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, teksa deklaron se Ilir Meta para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është shqiptar.

MESAZHI I PLOTË:
RESPEKTO MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT PROFET I KOKOSHKAVE!
Më mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar.

Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.
Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet.
Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti.
Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli.
Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

ILIR META para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është SHQIPTAR🇦🇱.
Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?