Imazhi jo njerёzor i Europёs
Nё shumё anё tё Europёs po zhvillohen drama. Familjet e refugatёve nuk dinё nga t'ia mbajnё. Qeveritё po kapitullojnё prej vuajtjes. Rrethana tё paimagjinuehme, qё i ka pёrjetuar i dёrguari i DW nё Kroaci, Bernd Riegert.
Pёrse e bёni kёtё me ne? Kёshtu mё pyet njё djalё i ri nga Siria nё fshatin kufitar tё Kroacisё Tovarnik. Ky djalё është arratisur me nёn dhe dy motrat nga Damasku pёrmes Turqisё nё Greqi, Maqedoni, Serbi e deri nё Kroaci. Tani ai ndodhet nё mes tё rrugёs nё temeperatura 40 gradё nё hije, me pak ujё, pak ushqim, pa tualet e mbi tё gjitha pa informacion, se si do t'ia bёjё mё tej. Autoritet kroate pёr ditё tё tёra i kanё lёnё njerёzit nё paqartёsi nё rrethana jo njerёzore. Ndihmё vjen vetёm prej disa duzina vullnetarёsh, ndёr ta njё grup Facebook-u nga Mynihu dhe disa banorё tё fshatit Tovarnik.
A shkohet mё tej me tren, me autobus, mё kёmbё, nё mёshirё tё fatit? Askush nuk e di. Papritur thuhet, nёse autobusёt shkojnё pёr nё Hungari apo pёr nё Slloveni? Njerёzit janё tё rraskapitur, tё palarё. Fёmijё qё qajnё, gra qё ankohen, rrethana tё pabesuehsme. Policё tё paaftё tё veprojnё, ata pёrpiqen tё mos pёrdorin forcё, por as nuk janё nё gjendje tё japin udhёzime tё qarta. Kёsisoj policia dhe refugjatёt ndajnё mes tyre si burim uji njё zorrё pёr ujitje oborri. Shteti kroat ka dёshtuar. Azil nuk ka mё. As dёrgimi i njerёzve nё kufirin humgarez ose slloven nuk çon nё zgjidhje politike dhe nxit tensionet me vendet fqinjё. Refugjatёt nuk duan t'ia dinё pёr kёtё, ata vetёm duan tё shpёtojnё nga kjo grackё.
Njerёzit si njё masё e ec e jakeve politike
Teksa djali i ri nga SIria dёgjon, qё tani duhet tё shkojё nё Hungari, duke u bёrё me familjen e tij si njё top loje e politikёs sё shteteve tё Ballkanit, atij i rrjedhin lotё nga sytё. Pёrse e bёni kёtё me ne? Pyet ai sёrish. Unё nuk jam nё gjendje t'i jap pёrgjgije e po ashtu as gruaraja nga Organizata e OKB-sё pёr refugjatёt apo nga Kryqi i Kuq. Pёr orё tё tёra refugjatёt qendrojnё nё pritje, dynden nё frikё paniku, se nuk do tё gjejnё vend nё autobus ose nuk do tё arrijnё tё vetmin tren, qё largohet nga staciobi i Tovarnikut. Ende kam ca para dhe mund tё blej njё biletё, thotё i riu sirian me dёshpёrim. Ai nuk do asgjё prej serbёvё, kroatёve apo sllovenёse, ai do vetёm tё shkojё nё Gjermani apo nё Holandё.
A ёshtё kjo Europa?
Ec e jaket e politikanёve, ndryshimin arbitrarisht tё itinerareve tё refugjatёve, injorimin e ҁdo rregulli europian unё nuk mund t'ja shpjegoj. Por a ka vallë ndokёnd qё mund shpjegojё? Unё jam i shtangur. Rrethanat nё Tovarnik nuk janё aspak njerёzore. Europёs i duhet njё zgjidhje sepse nga ana serbe po vijnё gjithnjё e mё shumё njerёz. Mijёra ndodhen nё rrugё e sipёr nё itinerarin ballkanik. Pёrse e bёni kёtё me ne? Ne nuk jemi kasfhё, pyet njё djalё i ri i dёshpёrshpёruar dhe shtyn nёnёn e tij nё radhёn e atyre qё presin, njerёzve tё rraspakpitur. Tovarnik ёshtё vetёm njё ndёr shumё kampet e krijuara nё Europё, tё tilla ka nё Kos, nё Calais, nё Bruksel, nё Berlin. Kjo ёshtё e turpshme. A ёshtё Europa ende vendi im?