Ironia e Kapexhiut. Rama i tregon Metës portalin antikorrupsion
Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka “thumbuar” këtë të mërkurë portalin antikorrupsion të qeverisë. Aty duket kryeministri Rama dhe Ministri Çuçi që i tregojnë kreut të LSI-së Ilir Meta këtë iniciativë. Në karikaturën e botuar te "Mapo", nuk mund të mungonte “blloku” në dorën e kreut të Kuvendit.
Në fakt, portali antikorrupsion, duket se po kthehet në një mënyrë hakmarrjeje e kolegëve për kolegun apo për drejtorin. Kjo ndodhi pak as shumë me drejtoreshën e shkollës “Dhora Leka” që “u denoncua” nga mësuesit dhe u shkarkua nga Ministrja e Arsimit. Edhe në këtë, duket se ata që do ta pësojnë janë “peshqit e vegjël” sepse “të mëdhenjtë” do ta gjejnë rrugëdaljen.