Ish-ministri i Shëndetësisë: Kriza nga COVID-19 imponon mbështetje ndërkombëtare

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën po kalon vendi ynë për shkak të koronavirusit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu pohon se sistemi shëndetësor është pa strategji. “Qeveria dështoi e nuk u tregua e afte as për te mobilizuar mundësitë tona ekzistuese, duhet minimalisht te kërkojë nje mbështetje ndërkombëtare.”,- shkruan ish-deputeti demokrat.

REAGIMI I TRITAN SHEHUT:

Rama të “zgjohet”, kriza shëndetësore imponon mbështetje ndërkombëtare!
Si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë vendi është sot jo vetëm më keq se kurrë e me pasoja të rënda, por dhe pa strategji, me sistem shëndetësor të handikapuar, me mungesa strukturale e materiale, nën një pasiguri e perspektivë të “zymtë” për muajt që vijnë!
Në këto kushte kur Qeveria dështoi e nuk u tregua e aftë as për të mobilizuar mundesitë tona egzistuese, duhet minimalisht të kerkojë një mbështetje ndërkombëtare.
Përballë një të sëmuri të vështirë ne përpiqemi të kërkojmë ndihmë të kualifikuar apo ta dërgojmë atë në një klinikë të avancuar.

Tani që diskutohet për shëndetin e një populli është jashtë çdo logjike kjo letargji e Qeverisë dhe e kryeministrit, ndërsa dje bënte “show”.
Këtu duhet të jemi të qartë, nuk është fjala për një listë me disa materiale të Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar ndonjë ambasade, është fjala për një asistence stabë e të gjerë që në përgatitjen e një strategjie për përballimin, të stabilizimit e më tej të daljes.
Duhet gjithashtu një mbështetje me struktura të gatshme mjekësore, pajisje të avancuara, materiale konsumi e deri te specialistë, detyrë kjo e qeverisë, që vazhdon si “struci”.
Pa dyshim këto kërkojnë edhe një kosto financiare nga shteti, që duhet e mund të përballohet pavarësisht krizës ekonomike.
Italia tashmë me gjendjen stabël që ka, arsenalin e madh në eksperiencë, struktura, pajisje e materiale të krijuara, me marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi, është një mundësi e madhe, aktivizimi i së cilës kërkon që Qeveria e Kryeministri së paku tani të përmenden e ta kërkojë këtë publikisht, duke u angazhuar edhe për t’i krijuar konditat e transparencën e domosdoshme.
Por pa përsëritur “shakanë e mëparshme, atë të menaxhimit tonë 10 herë më të mire se Gjermania e 50 herë se Italia!!!

SHKARKO APP