Ishte miting apo demonstrim force?
Mu duk se nuk kishte kauzё reale dhe moral politik tё lartё as mitingu i kёsaj radhe i PD-sё.U bё pёr tё rrёzuar nga froni ish aleatin e tyre tё djeshёm pёr tё cilin,kur qeverisnin sё bashku,vranё 4 njerёz tё pa fajshёm nё mes tё po atij bulevardi, mё 21 janar 2011.Tani duan ta rrёzojnё,sepse e kanё kundёrshtar politik ,dhe si pretekst gjejnё thjeshtё njё akuzё vёrbale tё Tomёs,I cili mendoj se nuk e di as vetё pse i ka hyrё pyllit tё politikёs nё kёmbё.Qё nuk di ,nёse ёshtё i majtё apo i djathtё.Qё nuk di nёse e sulmojnё pёrsonalisht apo politikisht.Qё nuk na thotё pёr çfarё arёsyeje e sulmojnё pёr ta vrarё.Qё sot akuzon njёrin e nesёr tjetrin etj.PD dhe Berisha organizuan njё miting pa kauza reale dhe pёr sё dyti herё ,por pjesёmarrjen e patёn tё kёnaqshme.Pritej edhe dhunё,por pёr fat asgjё nuk ndodhi.E ndryshuan planin e dhunёs nga presioni i opinionit publik dhe mediave tё brёndёshmё,apo tё kancelarive pёrёndimore,kjo nuk po merret vesh.Mbase po luan rol zbutёs me profesionalizmin e saj edhe Policia e Shtetit,e cila po i sfidon berishianёt me police “mise”,qё i rrjeshton si nё sfilatё para berishianёve dhe kёshtu ata nuk kanё me kё tё pёrleshёn.!? Apo mos vallё PD-ja e bёri mitingun thjeshtё si njё test pёr demostrim force dhe pёr tё ushtruar presion mbi Mazhorancёn e pse jo dhe ndaj organeve tё Drejtёsisё.Kush e ka sado pak konceptin minimal tё shtetit e kupton se sa i pavёnd, i pa kauzё dhe i pa moral ishte ky miting i bёrё nё kёto rrethana,kur çёshtja pёr tё cilёn po protestohet sapo ёshtё marrё nё dorё nga Prokuroria dhe pёr tё janё nё zhvillim e sipёr hetime intensive.Berisha,Paloka,Topalli dhe elementё tё tjerё radikalё tё PD-sё nёpёr media kanё marrё edhe rolin e gjykatёsve pёr çёshtjen Doshi,duke paragjykuar hetimet dhe çdo gjё qё po bёjnё organet e Drejtёsisё.Mё kёtё aksion ata demostrojnё se PD-ja ka gisht politik nё kёtё ngjarje dhe,kur fut hundёt politika,dihet se nuk zbardhet kurrё asgjё.Militantёt ,tё papunёt,hajnat qё nuk vjedhin dot mё energji,drogaxhinjtё qё nuk mbjellin mё drogё,ndёrtuesit e kaosit urban, qё nuk ndёrtojnё dot mё pa leje,sekserёt e shitjes sё diplomave fallco,bashkiakёt qё po humbin ofiqet etj,.prap ia mbushёn sheshin e mitingut tё PD-sё.Por mitingu mbaroi shpejt,sepse ,siç duket ,nuk kishte gjё pёr tё thёnё mё shumё.Ose,mbase u thirrёn pёr tjetёr gjё dhe u detyruan tё ndёrrojnё planin.E themi kёtё,sepse Berisha qё ditёn e parё tё rrёzimit nga pushteti ,nuk e ka pushuar luftёn pёr tё mos e pranuar dhe pёr ta pёrmbysur vёrdiktin e popullit nё zgjedhje e qershorit 2013. Ai ,me sa mundet ёshtё pёrpjekur tё hakmerret me mitingje destabilizuese, me bllokime tё Parlamentit ,me paralizim tё punёs sё Policisё dhe tё Qeverisё.Ai i quan 1 milion qelbёsira,1 milion shqiptarёt qё ia dhanё votёn Mazhorancёs sё majtё.Ky ёshtё morali i pёshtirё politik i Berishёs.Cdo qelbёsirё apo fundёrrirё qё bshtynё kur e ka kundёrshtar ,e bёn hero dhe e lёpinё ,kur rrjeshtohen pёrkrah tij .Ky ishte kuti moral dhe i PD-sё nё kёtё miting,ndaj ndoshta nuk kishin çfarё tё thonin e çfarё tё bёnin mё shumё. Berishianёt po provojnё ta shtyjnё Qeverinё dhe Policinё qё tё bёjnё tё njёjtat gabime qё ka bёrё Berisha e Luli me 21 janar.Synojnё sigurisht qё dhe ta detyrojnё Qeverinё tё dorёhiqet ,me qellim qё tё shkojnё nё zgjedhje tё parakohёshme.Por kauzё dhe moral pёr dhunё nuk kishte dhe Basha kёtё e kuptoi mirё.Nёse Berisha synonte dhunё,atij i dёshtoi dhe ky miting i radhёs.PS nё ngjarjet e 21 janarit mori videon e Priftit ,si pretekst.Por nё fakt kauza dhe shkaku i egersisё sё atij mitingu ishte keqqeverisja e gjatё autoritare e Sali Berishёs,vjedhja e zgjedhjeve tё pёrgjithshmё pёrmes Ristanёve si dhe tradhёtimi i akordit tё arritur me europianёt nё Restorant Krokodil.PD-ja nuk kishte asnjё nga kёto kauza tё mёdha qё i dyndin njerёzit tё hidhen me egёrsi kundёr qeverisё sё tyre.Njerёzit nuk janё tё verbёr.Ka vetёm pak militantё qё mund tё jenё tё tillё.Edhe njё vjedhёs energjie e di mirё se Qeveria nuk po i bie kot nё qafё dhe sado qё ёshtё mёsuar ta vjedhё prej vitesh energjinё,nuk ka motiv tё fortё tё gjuaj me gurё kundёr Selisё sё Kryeministrisё e Parlamentit tё tij,siç mund tё ketё deshiruar Berisha.Edhe kauzёn e pastrimit tё politikёs nga krimi zor se ua beson njeri.Nuk ua besojnё, sepse e dinё mirё shqiptarёt qё nёse tё majtёt kanё njerёz tё inkriminuar brёnda radhёve,i futёn gabimisht brёnda pёr t’ua kundёrvёnё tё djathtёve qё i kanё mё shumicё deri lart dhe nuk guxojnё dot t’u pёrmendin as emrat e jo ma t’i pastrojnё.Tё kёrkosh koka turku vetёm tek kundёrshtari dhe tё çjerrёsh nёpёr mitingje pёr pastrimin e politikёs nga krimi ,kur vetё je i krimbur,e bёn kauzёn e mitingut tё rёndomtё ,deri nё qesharake dhe vetё mitingun e trasformon nё njё grumbullim kaotik njerёzish ,qё i pёrdor vetёm pёr t’i dhёnё vetёs kurajo,pёr tё demostruar forcё para zgjedhore para Pozitёs, apo dhe ushtuar presion para organeve tё Drejtёsisё.
ZEF SHTJEFNI