Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ja se ç’shkruante Edi Rama me 7 prill 1993 në “Koha Jone”: Mos hesht kur padrejtësia bie mbi tjetrin, se do të vijë radha ty!

Ja se ç’shkruante Edi Rama me 7 prill 1993 në “Koha Jone”: Mos hesht kur padrejtësia bie mbi tjetrin, se do të vijë radha ty!

35 vite KOHA JONË
E enjte, 8 Tetor 2020 20:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar në gazetën “KOHA JONE” me datë 7 prill 1993)

-Bisedë me Edi Ramën, anëtar i këshillit botues të gazetës “KOHA JONE”-

KJ: Riorganizimi i gazetës “KOHA JONE” për arsye emergjente nën drejtimin e avokatit Ngjela, me kryeredaktor Frrok Çupin, me një këshill botues të mbushur me emra që nuk i vijnë për shtat pushtetit, e për më tepër lajmi se kryetari i këshillit botues është Azem Hajdari, nënkryetar i PD, aq të kritikuar nga kjo gazetë dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Berisha, ka nxitur shumë fantazinë e dashamirësve të shumtë dhe dashakëqijve jo të paktë të gazetës. Çfarë mund të thotë anëtari i këshillit botues Edi Rama për të ushqyer fantazinë e nxitur të këtyre dy palëve?

Edi Rama: Kam dëgjuar lloj-lloj monstruozitetesh për të burgosur politikë nga goja e të burgosurve politikë, por asnjëherë deri më sot nuk kam dëgjuar qoftë edhe një psherëtimë pakënaqësie për avokatin Ngjela nga ana e bashkëvuajtësve të tij, ashtu si nuk kam dëgjuar kurrë nga goja e avokatit të flasë për jetën e tij në burg. Kam lexuar lloj-lloj akuzash ndaj kryeredaktorit të parë të shtypit të lirë shqiptar si dje kur hiçërit e sotëm të P&RD vazhdonin të punonin për komunizmin, ashtu edhe sot kur hiçërit e djeshëm të komunizmit punojnë për P&RD, por si dje, ashtu dhe sot, Frrok Çupi i ka shërbyer demokracisë dhe profesionit të tij. Ndërsa Azem Hajdari, përpara se të pranonte të bëhej kryetar i këshillit botues, përpara se të bëhej nënkryetar i PD dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Berisha, ishte dhe mbetet lideri i padiskutueshëm i Dhjetorit ‘90, e në këtë kontekst Presidenti i sotëm i Shqipërisë e ka filluar karrierën politike si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Azem Hajdarit. Po t’u shtosh këtyre emrave edhe të nderuarit Daut Gumeni e Fatos Lubonja, po t’u shtosh edhe Ardian Klosin e Blendi Gonxhen e në mënyrë të veçantë dy drejtuesit e pandehur së bashku me të gjithë ekipin e gazetarëve të kësaj gazete, çfarë shoqërie më të mirë mund të kërkosh për t’i bindur dashamirësit e shumtë se fjala e lirë e Dhjetorit ‘90 po përdhunohet nga një takëm llafazanësh të roitur? Ndërsa për dashakëqijtë jo të paktë, të cilët këta dy vjet kanë zbuluar letërsinë dhe figurat letrare le t’ia lëmë Sadiut, “Thuaj grerëzës, shterpë që është, zeher e pa nder/ Mirë mjaltë që s’më jep, por thumb mos më bjer”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

KJ: Nëse jeni i ndërgjegjshëm se “Koha Jonë” është shitur falë kritikave të ashpra dhe humorit të skajshëm me figurat kryesore të shtetit, ku një vend të konsiderueshëm ka zënë Presidenti Berisha, a nuk i trembeni rënies së tirazhit pas këtij riorganizimi?

Edi Rama: Dihet se ekzistenca e një gazete varet nga shitja e saj, por me sa di unë asnjëri nga ata që kanë meritën e madhe të krijimit dhe lancimit të gazetës “Koha Jonë” nuk i kanë hyrë kësaj ndërmarrjeje të vështirë si tregtarë të aftë, por si gazetarë të ndershëm. Nëse kanë kritikuar ashpër shtetin, apo nëse kanë bërë humor të skajshëm me figurat kryesore të shtetit, e kështu kanë shitur gazetën, do të thotë se duhen respektuar si profesionistë seriozë. Po të shtosh këtu faktin që kanë përballuar me dinjitet të gjitha akuzat e shtetit, do të thotë se duhen respektuar edhe si njerëz të ndershëm. Ne jemi të gjithë këtu që puna të mund të shkojë përpara mbi këta dy binarë të sigurt dhe me dëshirën që të kontribuojnë për ta përsosur më tej gazetën. Aftësia për të kritikuar ashpër apo për të bërë humor të skajshëm nuk besoj se do të bjerë me riorganizimin e gazetës, por sido që të ndodhë midis nesh ka një pakt shokësh, kështu që kur të kthehen në vendet e tyre dy të pandehurit, Nikolla dhe Sandri, nuk do të na kërkojnë dëmshpërblime për rënie të tirazhit, ashtu sikundër po të bien në burg, falë demokracisë që gëzojmë, ata mundet vazhdimisht të kontribuojnë për gazetën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

KJ: Kryetari i këshillit botues të gazetës është bërë objekt i një sulmi të ashpër të RD. Shihet qartë që fjalimi i tij në parlament e ka tronditur Partinë Demokratike dhe RD flet për një fjalim të përgatitur nga avokat Ngjela. A nuk ekziston mundësia që “Koha Jonë”, nga një gazetë e pavarur, të kthehet në një instrument lufte politike në duart e anëtarit të kryesisë së PD kundër të gjitha atyre grupeve që ai i quan ekstremistë në partinë e tij?

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë e...

30 Tetor 2026, 10:27
Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

26 Tetor 2026, 08:39

Edi Rama: Figurë më të pavarur në politikën shqiptare sesa ai që ju e quani me insistim nënkryetar i PD dhe që unë e përsëris se pikësëpari është lideri i Dhjetorit ‘90, unë personalisht nuk njoh. Për këtë nuk më duhet as të lodhem e të lexoj Daxibaot e RD e as të dëgjoj fjalët e politikanëve poshtë e lart. Për këtë nuk më duhet as të njoh nga afër Azem Hajdarin, të cilin e kam takuar pas dy vjetësh, 20 minuta përpara se të shkonte në Parlament, ndërkohë që unë shëtisja me avokat Ngjela, që sipas kundërzbulimit të P&RD paska bërë atë fjalim tronditës.  Po fjalimet që rrëzuan diktaturën dy vjet më parë, me konspektet e të cilëve sot pozita tund parlamentin, kush ia bënte Azem Hajdarit? Pavarësinë e Azem Hajdarit e dëshmon ajo, që ai e quajti atë natë konsekuente për të qenë koshient, e dëshmon fakti që ai vetë flet si fundmi  i Dhjetorit ‘90 në atë parti të përçudnuar, e dëshmon zëri i lirë i liderit që sheh tek ekstremizmi tradhtinë e Lëvizjes Studentore. Nga ky parlament ku deputetët janë të varur dy e deri trefish, nga kjo magazinë mbetjesh të historisë së Shqipërisë do të kujtohet me siguri një dramë në dy akte. Akti i parë kur parlamenti i hoqi imunitetin deputetit Azem Hajdari dhe akti i dytë kur lideri i Dhjetorit ‘90 i hoqi imunitetin Parlamentit. Nga çasti kur Azem Hajdari u largua nga podiumi për fat të mirë ose të keq, tempulli i demokracisë është një tabu e shkelur, e cila nuk mund ta ndihmojë më demokracinë shqiptare. Hija e rëndë e dyshimit që ra mbi atë parlament duhet t’i japë kurajë Presidentit të Republikës ta shpërndajë për ta rikrijuar. Ndryshe, mos e dhëntë Zoti për askënd, do të jetë vonë dhe në Shqipëri mund të fillojë aventura pa kthim e krimeve politike, rrezik nga i cili nuk përjashtohet as vetë Presidenti, si faktor i një ekuilibri që shumë shpejt mund të jetë i padëshirueshëm për ndokënd.

KJ: Ka shumë zëra që thonë se “Koha Jonë” bën lojën e PS. Si do t’i përgjigjeshit këtyre zërave?

Edi Rama: “Koha Jonë” nuk bën lojën e kurrkujt. Duke qenë e pavarur, pra e painteresuar për lojën e mbajtjes apo marrjes së pushtetit mos vallë duhet të merret gjithë ditën me një parti opozitare që t’i shërbejë pozitës? Zotërinjtë e PD duhet ta kuptojnë  se misioni i tyre nuk është t’i bëjnë gjithë shqiptarët shërbëtorë të partisë në pushtet, ashtu si duhet të binden përfundimisht se të jesh kundër kinezërirave të PD nuk do të thotë të jesh forcë e errët apo agjent i dukshëm i kundërshtarit politik. Këtë logjikë ata e kanë përdorur mjaft duke i shërbyer komunizmit, tani është kohë tjetër. Për këtë kohë tjetër punon “Koha Jonë”.

KJ: Edhe pse tërhiqesh me kohë të tëra nga jeta politike përsëri ka momente që kthehesh për t’u prononcuar si politikan. Çfarë e shtyn një piktor të merret me politikë?

Edi Rama: Kur më 22 mars fituan demokratët shkrova fjalën “fund” mbi dosjen e shkrimeve të mia “politike”. Revolucionin e bëjnë të gjithë, politikën e bëjnë politikanët. Atëherë pas triumfit teknik të çështjes secili shkon në punën e tij. Mua më pëlqen të pikturoj dhe të shkruaj libra, koha që po jetojmë ma jep këtë mundësi. Por ja që ndonjëherë dëgjoj kambanën. Nuk pyes kush ka vdekur. E di që ajo bie për mua. Nuk kisha nevojë të bëhesha deputet për të lexuar Heminguejin. Kambana bie për të gjallin. Një ditë padrejtësia mund të bjerë mbi ty dhe nëse nuk ke nxituar kurrë për t’i dalë krah atij ose atyre që u bëhet padrejtësi, mos u çudit sikur të gjendesh pa asnjë ndihmë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 7 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 14 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 17 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 22 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.