Jeta e deputetit “kaubojs” Ndocaj në rrezik. Ministri Tahiri në alarm

Deputeti “kaubojs”, Eduard Ndocaj, i cili shquhet për sqimë të re politike ndër radhët e PS-së, i cili thotë se është kërcënuar me jetën e tij, i cili është edhe demokristian, por mbi të gjitha si mik i Edi Ramës që në muajt e fushatës së vitit 2013, i cili është piketuar si ministër i Punëve të Jashtme, por edhe ministër Integrimi në çdo rast që situata politike mundtë shkojë drejt një Qeverie Teknike, i cili flet me pasion dhe mbron Skenderbeun nga turqit, i cili ka futur një mënyrë të re pasionante të të bërit politikë dhe që ka harxhuar mbi 500 milionë lekë të deklaruara nga ai vetë për fushatën e PS-së në Lezhë, i cili nuk pyet për parti, por milition për popullin; duhet urgjent që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të urdhërojë ngritjen e një grupi prej 12 vetash forca speciale që ta ruajnë. Po rrezikohet jeta e tij prej deputeti që solli jo vetëm kapelen kaubojse në sallën e parlamentit, porse edhe shpirtin atdhetar.

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Adriatik Llalla duhet të hetojë urgjent për kërcënimet ndaj tij. Jo vetëm familjen Meta që akuzon “kaubojsi”, por edhe sherbimet sekrete rajonale si serbe, por edhe ato turke. Engjell Ndocaj ose “kaubojsi” duke qenë një kandidat i fuqishëm për ministër i jashtëm mundet të sjellë një frymë të re diplomacie, ndryshe nga Ditmir Bushati, i cili vazhdon me metodat klasike. Mundet që shërbimet sekrete serbe të kenë në fokus për ta eliminuar në bashkëpunim me agjentët shqiptarë dhe për të krijuar një destabilitet të madh në Ballkan.

Kujtoni fillimin e Luftës së Parë Botërore. Nga Ballkani filloi Lufta e parë Botërore, me një vrasje të një Arkiduke. Ndaj ministri Tahiri urgjent të sigurojë jetën e deputetit me simbolik të këtyre viteve dhe që e ka ndërtuar jetën duke punuar me forcën e duarve të tij. Ndaj është kthyer në miliarder të madh dhe hedh edhe 500 milion lekë për PS-në që të fitonte “Rilindja”. Ai për këto ideale po shkrin pasurinë e tij.

Ka informacione se edhe sherbimet turke, nuk dihet akoma nëse kanë lidhje me familjen Meta, porse deklarata patriotike e “kaubojsit” kundër turqve të cilët shanë dhe fyen Skenderbeun para disa javëve në Lezhë mund të jetë pistë e sulmeve nga rrjetet e kriminelëve turq.

Por informacione të besueshme vijnë se Erdogan, që ka shpallur luftë të madhe ndaj Gylenit dhe gylenistëve, e ku “kaubojsi” mbetet një gylenist shqiptarë për nga vizioni europian me të cilin e shikon Shqipërinë, pra mund të jetë edhe familja Erdogan në këtë front për vrasjen e deputetit Engjell Ndocaj.

Prokurori Llalla të hetoj jo vetëm Ilir Metën urgjent, ndonëse u bë si lojë kjo që nga Tom Doshi etj, porse mundet që edhe Edi Rama të jetë pas gjithë këtij skenari të denoncuar sot nga deputeti.

Nëse rrëzohet nga kryeministër Rama, “kaubojsi” mbetet një kandidaturë për kryeministër. Edhe Pandeli Majko është në lojë. Por fiton “kaubojsi” për një mijë arësye.

rama-ndocaj

Gjithsesi duhet urgjent ruajtja e jetës së deputetit që solli erë të re në politikën e vendit. Nga zyra e ministrit të brendshëm Tahiri thonë se janë nisur forca speciale nga Tirana për të siguruar jetën e tij, ndonëse po hetohet nga Policia kriminale e Ardian Çipës edhe për disa kërcënime ndaj deputetit prej disa drejtuesve të PS-së në Lezhë, të cilët e patën kërcënuar me vrasje deputetin, pas një konflikti të publikuar nga vetë “kaubojsi” në betejën për kreun e PS-së së Shqipërisë. Asokohe deputeti shembullor  kërkoi publikisht se do të konkuronte përballë Edi Ramës dhe Ben Blushit sipas parimit “një anëtar-një votë”.

Ruajeni jetën deputetit!

Shteti ka filluar hetimet, pasi deputeti ka bërë denoncim në Facebook. Mësohet se janë vënë nën përgjim që pas denoncimit të tij telefonat e disa deputetëve, të Ilir Metës ( ndonëse numrin e tij e ka merak vetë Tahiri), telefonat e drejtuesve të PS-së në Tiranë dhe Lezhë, të një ish-deputeti të PS-së si dhe një numër bandash kriminale që veprojnë zonën e Mirditës dhe Shkodrës. Problemi po ndiqet direkt edhe nga Presidenti i Republikës Nishani si dhe nga ish-kryeministri Berisha, pasi deputeti Ndocaj është deputet i djathtë me bindje, pavarësisht se edhe i majtë nga kandidimi. Eshtë mbi partitë.

Lezha ndjehet krenare që një deputet të tillë shembullor.

 

SHKARKO APP