Kazani zien në PS, të pakënaqur me emrat e ministrave të rinjë

Termi “kazan” shpikur nga Edi Rama, tashmë po duket se po plas në oborrin e PS dhe në grupin parlamentar të selisë rozë, me shpirt Rilindje. Emrat e rinjë, propozuar nga kryeministri për të zëvëndësuar figura të rëndësishme në PS, ka krijuar një valë pakënaqësie te deputetët e mazhorancës, të cilët prisnin emra më të spikatur për në qeveri.

Faktikisht PS-ja mbart brenda vetes plot figura profesioniste dhe politike, të cilët mund të krijonin një portret me të plotë socialist dhe një drejtim më kolegjial të qeverisjes. Përveç Anila Denaj, si ministre finance e propozuar nga kryeministri, emrat e tjerë nuk mbushin me optimizëm mazhorancën. Disa deputetë të PS-së, të cilët shpresonin të palosnin Damian Gjiknurin e Arben Ahmetaj, janë të zhgënjyer pasi Rama nuk i pati fare në konsideratë. Largimi i kërkuar nga kryeministri për Ditmir Bushatin solli pështjellim në selinë e PS-së, por edhe te ndërkombëtarët. Edhe në qarqet mediatike dhe të publikut shqiptar.

Ndërkohë që Edi Rama po mendon që disa ish-ministra të mos i kandidoj më si deputet, pasi dy i merr SPAK-u për “konsultime”.

Vala e inatit ndaj kryeministrit ka filluar të kthehet në “avuj të nxehtë” për karriken e kryeministrit, pasi e di mirë se nuk ka më qeveria “Rama 4”. Deputetët e pakënaqur janë shtuar në numër dhe po grupohen, nga pak e përditë.

SHKARKO APP